Kylian Mbappe

'Gradohet' Kylian Mbappe, Franca i beson rolin e liderit edhe në dhomat e zhveshjes

21 Mars 2023, 10:22| Përditesimi: 21 Mars 2023, 10:23

  • Share

Kylian Mbappe do jetë kapiteni më i ri i kombëtare së Francës në futboll. Sulmuesi i PSG-së pati një takim dje në mbrëmje me trajnerin Deschamps, me këtë të fundit që i komunikoi vendimin edhe skuadrës.

Tanimë "Gjelat" kanë një kapiten të ri, kjo pas largimit të Hugo Lloris nga futbolli ndërkombëtar. Mbappe ka zhvilluar 66 paraqitje me Francën, teksa 24-vjecari ka shënuar 36 gola me fanellën e kombit të tij.

Mbappe do të bëhet një nga kapitenët më të rinj të Francës dhe do të ndjekë gjurmët e Lloris, i cili mbajti shiritin për 14 vjet nga viti 2008 deri në 2022. Griezmann (117 paraqitje, 42 gola) do të jetë zëvendëskapiteni i ekipit.

Deschamps tha gjatë konferencës për shtyp të hënën se cilësia kryesore në zgjedhjen e tij ishte "legjitimiteti" dhe se "interesi i përbashkët do të mbizotërojë". Deschamps shtoi se Mbappe është rritur në drejtimin e tij që nga Kupa e Botës 2022. Franca luan me Holandën dhe Irlandën për kualifikueset e Euro 2024.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?