Kryeministri Edi Rama

Grafiku/ Rama: Bien shtrimet në spital falë masave drastike...po vazhduam kështu do dalim më shpejt fitimtare se shumë të tjerë

8 Prill 2020, 11:20| Përditesimi: 8 Prill 2020, 19:55

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar grafikun mbi ecurinë e koronavirusit në Shqipëri, ku 10 ditët e fundit kurba ka pësuar një rënie, për të cilën kreu i qeverisë thekson se është rezultat i masave të mara dhe zbatimit të tyre nga qytetarët. Kreu i qeverisë thekson se këto ditë ka pasur edhe një ulje graduale të numrit të të shtruarve në spitale, ku fatmirësisht nuk është krijuar një panoramë e ngjashme me spitalet në vendet e tjera të botës që është prekur ky virus, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë të respektojnë masat. Nëse gjithçka do të vijojë kështu, vijon Rama, atëherë Shqipëria do të dalë më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë dhe mbi të gjitha me kokën lart.

"Shumë e rëndësishme: falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës suaj të shkëlqyer, 10 ditët e fundit kemi rënie graduale të shtrimeve në mjediset spitalore COVID. *Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur, e dyta duhet të vazhdojmë kështu me durim sepse armikun e kemi pas çdo porte, e treta po vazhduam kështu, do dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike", shkruan Rama.

Grafiku i publikuar nga kryeministri Edi Rama

Për këtë, mëngjesin e sotëm, Rama zgjodhi t'u drejtohej qytetarëve me fjalimit historik të mbretëreshës Elizabeth II, një mesazh optimist ku thuhej se shumë shpejt njerëzit do t'i rikthehen jetës normale, ku mund të qëndrojmë pranë miqve dhe familjarëve tanë, njësoj si më parë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LUL PRASI: 08/04/2020 11:55

    Edi Rama rrasja lulit e plasja se luli odh shal ngjit e ti me ja rras lulit i hapen shalët e luli të falenderon që ti mren ja çon. Monika ka thon Edi njëher me ma bo shpirtin ma kënaq e zëmrën ma zgërlaq monika papaq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?