Grafitet, vandalizimi i skulpturave e urave në Durrës! Gjuhë urrejtje për qytetarët e Kosovës në prag sezoni

15 Prill 2023, 16:03| Përditesimi: 15 Prill 2023, 16:14

  • Share

Shkrime me spray në forma grafitish, të cilat përmbajnë gjuhë urrejtjeje dhe fyerje me karakter diskriminues apo nacional. Kjo është pamja e shëmtuar në këmbët e “Urës së Dajlanit” në zonën e plazhit, teksa jemi në prag të sezonit turistik.

Pavarësisht se institucionet shtetërore kryejnë pastrimin e herë pas hershëm të objekteve të dëmtuara nga qytetarët, problemi duket se nuk mund të ketë zgjidhje përsa kohë mungon kultura dhe ndërgjegja qytetare.

“Është e kotë të flasim tani. Mungesa e kulturës dhe edukatës se njerëzit nuk kanë as ndërgjegje asgjë. Dy gjëra e ndajnë kafshën nga njeriu, ndërgjia dhe që njeriu flet”, thanë një qytetar.

Të pakta në numër, të gjithë veprat e artit dhe objektet kulturore të vendosura në qytetin e Durrësit, pas njëfarë kohe nga vendosja e tyre, pësojnë të njëjtin fat, shkatërrohen.

 “Nuk duhen zhgarravit po çfarë t’i bësh. Janë njerëz të pandërgjgjshëm . MË vjën keq Po e pashë një njeri unë vetë i flas por nuk është në dorën time ështënë dorën e të gjithëve”, shprehet një qytetare.

“Nga kultura e dobët vjen se këtu tek ne ka më shumë burgje se sa shkolla dhe univeristët. Mesazhi im është që sa më shumë kulturë aq më mirë”, thotë një tjëtër qytetar.

Vandalizimi i veprave të artit dhe atyre të infrastrukturës është një fenomen i shëmtuar, në rritje që përpos imazhit negativ sjell dëme dhe për turizmin.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?