Jo vetëm në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë, por edhe në Rusi po shfaqen grafitet luftënxitëse “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.
Në ndërtesën e një prej shtëpive kryesore të medias ruse, Rasija Sevodnja, dhe disa të tjerave në qendër të Moskës, janë shfaqur grafite me flamujt e Serbisë dhe Rusisë dhe mbishkrimin “Rusët dhe serbët vëllezër përgjithmonë”, si dhe “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”, raporton rrjeti ballkanik i lajmeve N1.
Përveç Moskës, grafite të tilla janë parë edhe në Shën Petersburg, Yekaterinburg, Saratov, Tyumen dhe Orel.
Grafiti luftënxitës “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” ishte vizatuar para disa edhe pranë ish-kazermës ushtarake në Podgoricë, por është fshirë nga policia e Malit të Zi me kërkesën e kryetares së kryeqytetit malazez, Olivera Injaç.
Mesazhi i grafitit është pjesë e një kënge turbo-folk të kënduar nga mitropoliti Amfilohije i Kishës Ortodokse Serbe dhe peshkopi Atanasije, ndërsa këtë mesazh e kanë shfaqur para dy jave tifozët e klubit futbollistik “Crvena Zvezda (Ylli i Kuq)” në Beograd.
E njëjta është shfaqur më 2 gusht në Banja Llukë – qyteti i dytë më i madh në Bosnje-Hercegovinë dhe kryeqyteti politik i entitetit serb – afër rrugës kryesore që të çon në Prijedor, atje ku janë kryer disa prej krimeve më të rënda gjatë luftës më 1992-1995.
Koreografia luftënxitëse e shfaqur nga huliganët serbë të futbollit, ishte identike edhe me atë të shfaqur në shkurt të këtij viti në një park lojërash për fëmijë në qendër të Beogradit, saktësisht në muret e Institutit për Kimi, Teknologji dhe Metalurgji.
Vlerësoni këto sinjale që paralajmërojnë luftën, se kur të jetë vonë do shkruajnë portalet si për Ukrainën që i thonin se do pushtoheni dhe nuk e vinin ujin në zjarr.
Përgjigju