Gramsh-Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në Gramsh ditën e sotme, pasi e zuri poshtë një masiv dheu.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tervol, gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi.
Pas incidentit fatal blutë kanë shoqëruar në Komisariat drejtuesin e fadromës.
“Në fshatin Tervol, dyshohet se gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi, ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin H. D., 58 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i fadromës, shtetasi S. B., 51 vjeç, është shoqëruar në Komisariat”, informoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Komente
