Foto Ilustruese

Kronikë

Gramsh/ Humbi kontaktin me të atin, 34-vjeçari kallëzon në polici zhdukjen e babait

9 Korrik, 16:52| Përditesimi: 9 Korrik, 18:12

  • Share

Një 34-vjeçar nga Gramshi ka kallëzuar dje në polici se ka humbur kontaktet me babanë e tij.

Personi me inicialet D. Xh., 34- vjeç, ka deklaruar se që prej datës 5 korrik 2025 nuk ka mundur të lidhet me të atin, B. Xh., 69 vjeç.

Policia e Gramshit është vënë në lëvizje dhe po punon për lokalizimin dhe gjetjen e 69-vjeçarit.

'Gramsh/ Dje, ka kallëzuar shtetasi D. Xh., 34 vjeç, se më datë 05.07.2025, ka humbur kontaktet me babanë e tij, shtetasin B. Xh., 69 vjeç. Po punohet për gjetjen e 69-vjeçarit', njoftoi sot policia. 

Ende nuk dihen rrethanat e zhdukjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?