Foto ilustruese

Kronikë

Gramsh/ Hyri në banesën e 18-vjeçares dhe tentoi ta merrte me forcë, arrestohet autori

27 Maj, 13:15| Përditesimi: 27 Maj, 13:19

  • Share

Gramsh- Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gramshit pasi hyri me forcë në banesën e një 18-vjeçareje dhe tentoi ta merrte me vete.

Blutë bëjnë me dije se 38-vjeçari gjithashtu e ka goditur me shpullë të renë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 38 vjeç,  banues në Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi ka kallëzuar një 18 vjeçare, se 38-vjeçari i është futur pa dëshirë në banesë, e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me forcë. Nga verifikimet e kryera menjëherë pas kallëzimit, rezultoi se shtetasi E. K. është dhe  me precedent penal në fushën e vjedhjes. Në drejtimin e Prokurorisë po punohet për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?