2 agjentë sekret rusë dhe 1 ukrainas tentojnë të futen me forcë në Uzinën e armëve në Gramsh! Sulmojnë me sprajt kimik në fytyrë 2 ushtarët që i ndalën! Arrestohen të 3

20 Gusht 2022, 21:36| Përditesimi: 21 Gusht 2022, 07:55

  • Share

GRAMSH- Dy ushtarë janë sulmuar në Uzinën e Armëve në Gramsh nga 2 rus dhe 1 ukrainas, të moshës 24-33 vjeç, të cilët janë arrestuar nga policia. Ata dyshohet se janë agjentë të shërbimit sekret rus. Dy prej tyre po qëndronin në automjet, ndërsa 24-vjeçari i identifikuar si Mikhail Zorin, i cili mbante aparat fotografik në dorë i është afruar perimetrit të uzinës. Sapo është konstatuar nga ushtarët Albi Bici dhe Ardian Xhaka, i hodhi sprajt kimik në fytyrë, por ata bënë të mundur neutralizimin e tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune. Report Tv ka siguruar fotografinë ekskluzive të automjetit tip 'Chevrolet Camaro' me targa ukrainase që është përdorur nga rusët dhe ukrainasi për të hyrë në Shqipëri. 

Si ndodhi ngjarja? 
Rreth orës 17:40 të ditës së sotme (e shtunë 20 gusht), një prej rojeve në Uzinën Ushtarake të Gramshit ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi. Të dy efektivët Albi Bici dhe Ardian Xhakak i kanë bërë fillimisht thirrje të ndalojë. Pavarësisht thirrjes së rojes dhe përgjegjësit të ruajtjes së Uzinës, 24-vjeçari i identifikuar si Mikhail Zorin ka tentuar të largohet, por 2 efektivët shqiptarë kanë bërë ndalimin i tij. Në këtë moment 24-vjeçari është kundërpërgjigjur duke përdorur spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij. Ndërkaq është zbuluar se 24 vjecari nuk ishte i vetëm. 

Burime zyrtare bëjnë me dije se janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës, një femër dhe një mashkull të identifikuar si rusja e identifikuar si Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjeç që shoqëronin këtë person. Ato po qëndronin në një makinë “Chevrolet camaro” me targa ukrainase AX 6200 IP, foton e së cilës e ka siguruar ekskluzivisht gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Ndaj personeli i Policisë Ushtarake ka njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, e cila ka bërë ndalimin edhe të dy personave të tjerë jo shumë larg nga uzina. Të tre personat aktualisht janë të shoqëruar nga policia, e cila në bashkëpunim me institucionet e tjera po vijon hetimet mbi ngjarjen e ndodhur. Ushtarët që u gjetën në tokë pa ndjenja nga kolegët janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtim mjekësor pasi kanë humbur shikimin.

Gjendja shëndetësore e ushtarëve
Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë zyrtare deklaron se gjendja shëndetësore e dy ushtarakëve Aldo Bici dhe Ardian Caka është stabile. 2 ushtarakët e lënduar në Uzinën e Gramshit janë në gjendje të stabilizuar në Pavionin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. “Ekipet e specializuara të Toksikologjisë, Djegie-Plastikës dhe ORL kanë kryer konsultat dhe ekzaminimet e plota për dy ushtarakët e ekspozuar ndaj gazit irritues, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme, pa probleme akute të helmimit”.

Hetimet
Dyshimet kryesore janë se shtetasit e huaj janë agjentë rus që po mblidhnin informacione. Kjo sepse ato janë parë teksa kanë fotografuar ambientet e uzinës së armëve në Gramsh, teksa është nëj skemë e ngjashme e ndodhur edhe në vitin 2014 në bazën e Pashalimanit. Gjatë ndalimit të rusëve Svetlana Timofoeva dhe Mikhail Zori dhe ukrainasit me inicialet F. A., 25 vjeç janë sekuestruar tre pasaportat që këta persona mbanin me vete. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dokumentimin ligjor të saj. Për këtë ngjarje janë angazhuar  Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit  dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të  Forcave të Armatosura. Një grup ekspertësh nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme ishte në Uzinën Mekanike për të marrë informacione.

Uzina e Gramshit, e ndërtuar në vitin 1962, ka prodhuar në të kaluarën armë, fillimisht pushkë të tipir “Simonov”, kalibër 7.62 mm, dhe më pas kallashnikovë. Më pas ajo është përdorur për të ofruar shërbime prodhuese për industrinë e mbrojtjes me makineritë e saj të precizionit të lartë apo dhe riparime. Ndërsa deri në një vit më parë është përdorur për demontimin e armëve të tepërta.

Ora 23:21
Ministria e Shëndetësisë: Ushtarëve iu hodh gaz irritues, janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore

 

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se dy ushtarakët e lënduar në Uzinën e Gramshit janë në gjendje të stabilizuar në Pavionin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ekipet e specializuara të Toksikologjisë, Djegie-Plastikës dhe ORL kanë kryer konsultat dhe ekzaminimet e plota për dy ushtarakët, të cilët thotë se ishin të ekspozuar ndaj gazit irritues dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme, pa probleme akute të helmimit.

Ora 23:19
Sulmi në uzinën e armëve në Gramsh, skenar i ngjashëm me rastin në 2014 në bazën e Pashalimanit, lëvizjet e dyshimta

Rasti i sotëm në uzinën e armëve në Gramsh, nuk është i pari në vendin tonë, ky dyshimet janë se kanë qenë agjent rus. Në 14 tetor të vitit 2014-të tre shtetas rusë u ndaluan pranë bazës ushtarake të Pashalimanit, pasi dyshoheshin se ishin agjentë të FSB-së.

Ato janë prezantuar si gazetarë dhe se kishin ardhur në Shqipëri për të bërë një dokumentar për vendete anëtare të NATO-s. Aso kohe dyshimet kanë qënë të forta seagjentët e FSB-së po mblidhnin informacion mbi të gjitha bazat ushtarake të vendeve të NATO-s. Kjo sepse agjentët rusë të maskuar si gazetar pasi iu janë kontrolluar dokumentacioni dhe pajisjet e tyre, është parë se ata kanë fotografuar tërë bazën ushtarake të Pashalimanit, edhe në vendet ky është i ndaluar fotografimi.

Në mesin e tyre ishte dhe Sergej Belous, një emër jo i panjohur në mediat ruse. Belous, një muaj para kësaj ngjarjeje ishte ndaluar në Kosovë, ndërsa rreth 3 vite më parë u raportua se ai ishte arrestuar nga autoritetet ukrainase.

Prej asaj kohe, baza e Pashalimanit është vënë nën ruajtjen e Gardës së Republikës.

Ora 23:17
Sulmi ndaj ushtarëve, Ministria e Mbrojtjes jep detaje: U vunë re lëvizje të dyshimta që në orën 17:40! Roja njoftoi përgjegjësin

1661030225_fg3.jpg

Rreth orës 17:40 të ditës së sotme (e shtunë 20 gusht), roja në Uzinën Ushtarake të Gramshit ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit. Menjëherë ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi. Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë. Pavarësisht thirrjes së rojes dhe përgjegjësit të ruajtjes së Uzinës, personi ka tentuar të largohet, por falë reagimit të shpejtë të dy efektivëve është bërë ndalimi i tij. Në këtë moment personi është kundërpërgjigjur duke përdorur spray neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.

Menjëherë pas njoftimit policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës, një femër dhe një mashkull që shoqëronin këtë shtetas. Ndaj personeli i Policisë Ushtarake ka njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, e cila ka bërë ndalimin edhe të dy personave të tjerë jo shumë larg nga uzina.

Shërbimet e Policisë  bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25  vjec, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme.

Të tre personat aktualisht janë të shoqëruar nga policia, e cila në bashkëpunim me institucionet e tjera po vijon hetimet mbi ngjarjen e ndodhur.

Në vendngjarje ndodhen edhe përfaqësues të Policisë Ushtarake dhe Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit po koordinojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërsa dy ushtarakët e dëmtuar pas ndihmës së parë mjekësore janë transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ora 23:05
U sulmuan nga agjentët rusë e ukrainas, kush është ushtaraku shqiptar në uzinën e Gramshit që mbeti i lënduar

1661029344_adrian.jpg

Report Tv ka mësuar identitetin e ushtarit tjetër shqiptar që ka mbetur i plagosur si pasojë e sulmit në uzinën e armëve në Gramsh. Ai është Ardian Xhaka. Policia njofton se ushtarakët e dëmtuar pas ndihmës së parë mjekësore janë transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ora 22:55
EMRAT/ Kush janë rusët që tentuan të hyjnë në Uzinën e armëve në Gramsh

1661028839_Sequence03.01171124.Still057.jpg

Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin, 23 vjeç janë dy rusët  të arrestuarit nga policia pasi tentuan të hyjnë me forcë në Uzinën e armëve në Gramsh. Ende nuk dihet identiteti i ukrainasit që ishte së bashku me ta.

Ora 22:40
Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh/Drejtori i uzinës për Report Tv: Jam në punë, me atë po merrem

 

Drejtori i Uzinës së armëve në Gramsh Lorenc Zani tha për Report Tv se aktualisht është duke punuar dhe se ka dijeni për sulmin e ndodhur mbrëmjen sotme në uzinë ndaj ushtarëve, por pa dhënë inforamcione të tjera.

Ora 22:34
EKSKLUZIVE/ Kjo është makina ku ishin kamufluar 2 rusët dhe ukrainasi që sulmuan ushtarët shqiptar në uzinën e armëve në Gramsh

1661027623_makina.jpg

Report Tv ka siguruar foton ekskluzive të makinës me targa ukrainase në të cilën qëndronin 2 rusët dhe 1 ukrainas të cilët sulmuan ushtarët shqiptar. Siç shikohet makina tip 'Chevrolet' është me targa ukrainase, teksa kanë nisur hetimet se kujt i përket kjo makinë. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se 2 shtetasit e huaj kanë hyrë në vendin tonë në mënyrë legale.

Ora 22:30
U sulmuan nga 2 rusë dhe 1 ukrainas, ja cili është njëri prej ushtarëve të lënduar

1661028195_Screenshot1.jpg

Ildi Bici është njëri prej ushtarëve, i cili ka mbetur i lënduar pas sulmit nga 2 rusët dhe 1 ukrainas në uzinën në Uzinën ushtarake në Gramsh.

Ora 22:16
Rreth 2 orë pas incidentit, reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja si është gjendja shëndetësore e ushtarëve

 

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Më shumë se 2 orë pas ngjarjes ka reaguar Ministria e Mbrojtjes.

“Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Gjendja shendetesore e dy ushtarakeve shqiptare eshte e stabilizuar”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Ora 22:09
Arrestohen 2 rusët dhe ukrainasi që sulmuan ushtarët në Uzinën e armëve në Gramsh! Dyshohet se janë agjentë të shërbimeve sekrete

1661026357_Screenshot4.jpg

Dy rusë dhe 1 ukrainas janë arrestuar nga policia pas sumit ndaj ushtarëve në Uzinën e armëve të Gramshit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy kanë qëndruar në automjet dhe 1 është afruar në perimetrin e uzinës për të bërë fotografi. Ushtarët i janë afruar për të parë se përse ishte në bazën ushtarake. Ai i ka hedhur sprajt në fytyrë por është neutralizuar menjëherë. Shërbimet e policisë arrestuan edhe 2 të tjerët.

Dyshohet se janë agjentë të shërbimeve sekrete ruse që kanë rekrutuar dhe një ukrainas. Është sekuestruar nga policia sprajti, automjeti që përdornin dhe aparati fotografik.

Ora 22:03
Del FOTO e ushtarëve që u sulmuan në uzinën e armëve nga 2 rus dhe 1 ukrainas, me sy të fashuar në spitalin e Traumës

1661028397_shqiptarja.jpg

Report Tv ka siguruar fotografitë e dy ushtarëve që ndodhen në spitalin e Traumës pasi u sulmuan nga 2 rusë dhe 1 ukrainas në Uzinën e Armëve në Gramsh. Në pamje duket se i kanë sytë e fashuar pasi kanë probleme me shikimin prej sprajtit që i është hedhur në fytyrë.

Ora 21:53
Ushtarët në uzinën e armëve në Gramsh u gjetën në tokë pa ndjenja, dyshohet se kanë humbur shikimin

 

Tre personat që kanë tentuar të hyjnë në perimetrin e uzinës së armëve në Gramsh kanë goditur ushtarët, të cilët janë gjetur në tokë nga kolegët por pa ndjenja. Ata ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës ndërsa mësohet se kanë humbur shikimin.

Ora 21:50
Sulmi ndaj ushtarëve në Gramsh, rusët prej disa ditësh i ishin afruar Uzinës! Pasi u pikasën, i spërkatën rojet

 

Burime për Report Tv bëjnë me dije në sulmin ndaj ushtarëve në Gramsh se ishin 2 rusë dhe një ukrainas. Sipas informacioneve të para, ata bënin xhiro prej disa ditësh pranë uzinës dhe mbrëmjen e sotme kanë tentuar të hyjnë në perimetrin e uzinës por janë pikasur nga rojet dhe më pas rusët i kanë hedhur sprajt në fytyrë. Vetëm një prej rusëve është kapur dhe neutralizuar nga rojet.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ska rendesi: 21/08/2022 15:08

    Nuk e dia qe ne shqiperi jana akoma spiuna qe flasin kunder vendit qe jetojne. Usht spiunet dhe servilat komunist qe ushqejn akoma shqiperin demokratike.

    Përgjigju
  • Afrim: 21/08/2022 13:19

    Dy Rus dhe nje Ukrainas???!!! Po si ka mundesi, qe direkt pas takimit te Veliaj me Zelenskin, ndodhin keto gjera. Mos eshte lohe e Ukraines kjo?!

    Përgjigju
  • Stresi: 21/08/2022 13:12

    Ku je sot o IM. A din gjo ti per keta fotografet se ti i ke tregu Amerikes se dhe Rusia ka avione. Na ke thene se vendi eshte ne rrezik, por si spiun n°1 na lajmero ne kohe reale e lere defrimin ne Jale.

    Përgjigju
  • Bukuria: 21/08/2022 11:14

    Shpresojme qe keta ruset ti marre ne pyetje ajo policja e Elbasanit. Me siguri qe eshte e pergatitur per te tilla raste. Te marre edhe gjarprin me vete.

    Përgjigju
  • Vladi: 21/08/2022 09:02

    Tre persona kane hyre ilegalisht, kane marre makine, kane banuar fshehtas dhe kane poseduar harta dhe skica te sakta. Vetem me kaq sa dijme,kemi te bejme me grup te strukturuar, miretrajnuar dhe qe ka nje infrastrukture ne Shqiperi. Qe me permendjen e Putinit te Shqiperise dhe Kosoves,eshte dashur te rritet vigjilenca maksimalisht, sidomos ne objektet ushtarake dhe te rendesise strategjike. Ruset nuk bejne lojra.ushtaret tane te trajnohen per te bere kontrolle te tilla, ne dukje rutine.

    Përgjigju
  • Scutari: 21/08/2022 08:16

    Fitimtari nuk gjykohet!! Mirë keq të dyshuarit janë në pranga! Shqiptarët në punë nuk e paskan ulur vigjilencën, shqiptarët në tastierë qenkan shumica rusofilë!!

    Përgjigju
  • Marko Rovina: 21/08/2022 07:58

    Ta marre djalli, nuk me pelqejne fare keta te huajt, gjithmone me hile na e kane pasur!

    Përgjigju
  • Arbërori: 21/08/2022 03:57

    Balkani i hapur i Edvin shkjaut shqipfolës

    Përgjigju
    • Niku: 21/08/2022 09:54

      O shpellar vetem keto fjal di ne shqip ,mos u merr me shqiperin se ti nuk je shqiptare je serboboshnjak je mik i ketyre qe jane arrestuar.

  • Iris: 21/08/2022 03:28

    Uzinat ushtarake dhe zonat perreth dikur ishin pjese e listes te objektivave te ndaluara te sigurise se larte,Habitem qe paskemi akoma!Kujtoja se nderrimi i sisteme,97',Sala ,Shkelzeni,Argita dhe oligarket e privatizimeve ua kishin gjetur /zgjidhjen finale/!S.d.q, te fotografosh keto obj.me keto metoda rudimentale ne kohen e sateliteve dhe droneve inteligjente me duket pak e cuditshme!

    Përgjigju
  • Labi: 21/08/2022 01:44

    Epo tani ska cpresim me! Rama e tha cope: agjentura ruse na ka sulmuar instalimet ushtarake ne Gramsh dhe la te plagosur dy ushtarake. Oburra urgjent o Kryeminister therrit takim te NATO dhe te aktivizohet neni 5 dhe mbrohemi nga sulmi i Rusise kunder Shqiperise. Dhe ti biem ariut kokes. Ne te lumit te Vlores, sipas porosise sate, do e 100 fishojme prodhimin e vajit te kanabisit per te lenduarit nga lufta qe sdihet sa do veje.

    Përgjigju
  • Turi: 21/08/2022 00:11

    Ata do kene qene pijaneca ordiner kane ngaterruar rruge po beni kot namin se cfare do kerkojne Ruset ne Gramsh ne nje vend qe ska asgje , do ta shikoni neser kur te dalin

    Përgjigju
    • Shqipoja: 21/08/2022 06:48

      Do kene pi ca vodka edhe kane perfundu ne vendin e gabuar. Do jene trembur nga roja dhe ia kane futur me spry per vetembrojtje. Imagjinoni inteligjencen ruse qe vjen me makine me targa te huaja qe bjen ne sy km larg. :)

  • Shteti rrecke: 21/08/2022 00:04

    Po SHIU apo ne gjume edhe ky. Vijne tallin lesht me ne plagosin edhe dy ushtare dhe ne fund do ta shikoni qe do dalin pa lagur se thjesht kane ngaterruar objekt dhe skishim qellim per te bere spiunazh. E Çfare spiunazhi mund te. Esh ne gramsh mor aman. Ne as breke nuk prodhojme e jo me gjera tjera. Nejse naten e mire Niko Leshi

    Përgjigju
  • Vani: 20/08/2022 23:45

    Nuk deshtoi ne Evrope, as ne Azi e Amerike. Por ja ku theu hunden ne Shqiperi. Agjentet e Putin u demaskuan nga ushtaret tane sypatrembur. Dhe mu ne mes te Gramshit te shokut Taulant. Qeni kallanxhiut do loze tani. Me furi e bori ka dale vete eksperti me i madh i spiunazhit ne bote, qe per fat eshte Rama yne! E ka mesuar zanatin sa nga sigurimi shqiptar, tek ai italan, francez, gjerman dhe ay anglo amerikan! Vetem Ay ia duall Putinit!

    Përgjigju
  • Papi: 20/08/2022 23:40

    I shpalli partia dhe shoku Ramost agjente. Hetusia te mbledhe provat. Vrap! Shoqja Lenka Liu e SHBA te llafose cik miqte.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 20/08/2022 23:09

    Siguria KOMBETARE ku therret qameti. Sa turp,aq e dhimbeshne,skandaloze,shtet ka rene.....

    Përgjigju
  • Ndryshime: 20/08/2022 23:05

    Kujdes sepse edhe luftanija ruse nga deti adriatik doli ne detin jon mos ka planifukuar rusia nje destabilizim , edhe mali zi ska sot kryeminister! Urojme ne shtator te mos kete levijze destabilizuese sepse problem kjo pune !

    Përgjigju
  • LORA: 20/08/2022 23:04

    Mungesa e vigjilences se stafit eshte per mua uleritese.Dy dite njerez te panjohur i vijne uzines verdalle dhe asnje reagim . Ushtaret jane viktima te nje organizimi mjeran. Me e pakta do ishte njoftuar menjehere policia dhe Ministria e Mbrojtjes ,sapo u pane njerez te panjohur verdalle uzines.

    Përgjigju
  • Lala: 20/08/2022 23:02

    Shi kur ti bejm heronj ushtaret me fshef paaftesine.e para ushtar roje pa Arme?OSE faji kaqolave QE si mbajne OSE akoma me keq skandal QE rojet sjan te pasur me arme.te Mo's vazhdoj pastaj me ate qe NE momentin QE Jan Brenda ne uzine njerez te paautorizuar neutralizohen ne vend sepse esht object I rendesise se vecante

    Përgjigju
  • no one: 20/08/2022 22:54

    False flag, per ata qw e kuptojne cdo te thote ????

    Përgjigju
  • Arusha: 20/08/2022 22:48

    Sa e triste sa te vesh duart ne koke! Uroj per ato ushtaret qe I ndaluan ta kalojne me lehte! Ja ku jemi nuk ka siguri per jeten per askend as per ushtaraket! Ne gremsh n gremsh qe nje pordhe te besh merret vesh! Oiiiii flasim per europe edhe per standarte! E kuptonI ku jeni dy Russ te qelbur edhe nje ukrahinas mbeturin donin te hynin ne uzinen e mjeruar te gremshit! O pika qe su bie kur flisni per siguri kombetare edhe per standarte europiane! Mos ishte per ato aty ne foto do I kishin vene flaken cojini trajtojini si heronj ato te mjeret ne spital. Mos nq beni qoka ne ukrahine per ndertime! Ato Jan heronjt e shqiperise as edi rama e askush tjeter! Ato qe I ndaluan ato spiune dreqi! Uaaaa kulmi kulmi nuk kam me cfare te them eshte e pa imagjinueshme...

    Përgjigju
  • Leon: 20/08/2022 22:45

    Duhet te qerrohen kokat e shishit qe marrin rroga te majme e asgje sbejne. Flene gjume totalisht

    Përgjigju
  • Ben: 20/08/2022 22:13

    Terror.Nuk ka emer tjeter.Çfare qellimi kane pasur,pervec se me bo terror.?E çuditshme.

    Përgjigju
    • Ben qimja: 20/08/2022 23:20

      Ti beno qenke kokrra hajvanit. Per ca shkohet ne uzine armesh? Per piknik?

  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?