Foto ilustruese

Kronikë

Gramsh/ Lëvizte me makinë të vjedhur teksa ishte në kërkim, arrestohet 32-vjeçari

1 Qershor, 11:09| Përditesimi: 1 Qershor, 11:14

  • Share

Gramsh- Një 32-vjeçar në Gramsh ka rënë në prangat e policisë. Teksa ishte shpallur në kërkim për vjedhje lëvizte me një makinë "Volkswagen", të dyshuar të vjedhur.

I riu nga Kuçova dyshohet se e kishte vjedhur makinën më 23 maj në rrugën "Jordan Misja", Tiranë.

Ndërsa më 28 maj i kishte grabitur telefonin një gruaje në Dimal.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, si dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me strukturat e Policisë së Tiranës dhe Beratit, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim:

-  S. K., 32 vjeç, banues në Kuçovë.

32-vjeçari lokalizua në Gramsh, ndërkohë që qarkullonte me automjetin tip "Volkswagen", të dyshuar të vjedhur në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se:

-më datë 23.05.2025 ka vjedhur në rrugën "Jordan Misja", Tiranë, automjetin tip "Volksëagen", në pronësi të shtetases A. D.;

-më datë 28.05.2025, në Dimal, i ka vjedhur celularin, një shtetaseje.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e policisë Tiranë dhe Berat.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?