Fushat me livando në Gramsh

Sociale

Livandot, burim të ardhurash për banorët e Gramshit! Mbi 230 hektarë, eksportohet në 16 shtete të ndryshme

29 Qershor, 17:32| Përditesimi: 29 Qershor, 20:07

  • Share

Gramshi, është një nga qytetet që njihet për bimën e mrekullueshme medicinale të Livandos, e cila nuk është thjesht e bukur, por ka edhe veti kurative. Një bimë e përdorur gjerësisht edhe në fushën kozmetike, livando kultivohet në njësitë administrative të Dotirës dhe Kushovës, ku janë mbjellë rreth 230 hektarë.

Bima e livandos eksportohet në 16 shtete të ndryshme duke u kthyer në një sektor të rëndësishëm ekonomik në këtë zonë.

Ashtu si edhe vitin e kaluar Bashkia e Gramshit organizoi një aktivitet nën ritmet e muzikës shqiptare. Ky aktivitet është një ndër festat që bashkia Gramshit ka në kalendarin e saj pasi këto aktivitete do të vazhdojnë dhe gjatë muajit korrik dhe gusht, ku në qendër të vëmendjes është promovimi i zonës.

Në kohën e komunizmit çdo banesë e kësaj zone do të mbante këtë lule në familje, pasi thuhej se nuk lejon të afrohen gjarpërinjtë, dhe insekte të ndryshme, ndërsa në ditët e sotme ata e kanë kthyer në biznes për të mbajtur familjet e tyre.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?