Gramsh- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit.
Një 58-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte për hapjen e një pusi. Shkak u bë rrëshkitja e një masivi dhu gjatë procesit të punës me gërryerje që kryente fadroma.
Policia e Elbasanit njoftoi sot se ka marrë nën hetim duke e shoqëruar edhe drejtuesin 51-vjeçar të fadromës.
Paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale dhe mungesë të kushteve të sigurisë në punë.
“Dyshohet se gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi, ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi H. D., 58 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i fadromës, shtetasi S. B., 51 vjeç, është shoqëruar në Komisariat”, bëri me dije policia ditën e sotme (11 korrik).
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Komente
