Tragjedi në Gramsh, mbyten në Liqenin e Banjës babai me 2 djemtë e mitur dhe nipin! Palombarët nxjerrin nga uji trupat e 4 viktimave (VIDEO)

21 Korrik 2023, 20:49| Përditesimi: 22 Korrik 2023, 10:19

  • Share

GRAMSH- E premte e zezë për familjen Zogu nga fshati Cingar i Poshtëm në Gramsh! Arben Zogu, 46 vjeç bashkë me dy djemtë e tij Rubensin 19 vjeç dhe Estin e vogël 14 vjeç si dhe nipin e tij Melis Zogu, vetëm 20-vjeç, janë mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit.

Alarmin për mbytjen e tyre e dhanë familjarët, të cilët njoftuan policinë, pasditen e sotme (21 korrikut 2023) rreth orës 19:00 duke thënë se 4 anëtarët e familjes Zogu janë futur në liqen për t’u larë dhe nuk kanë dalë më që aty. Ishin forcat palombare të RENEA-s, të cilët pothuajse brenda 90 minutave, nxorrën nga uji trupat e pajetë të 4 viktimave. Trupi i parë që u nxorr nga uji ishte ai i 46-vjeçarit Arben Zogu e më pas u nxorrën edhe trupat e tre djemve.

Gjithçka që u gjet në breg të liqenit, ishin vetëm dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit! Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi, solli pamjet nga vendi i ngjarjes, si dhe aksionin e forcave RENEA për nxjerrjen e trupave të pajetë.

Shefi i Zjarrfikëses, së Gramshit, Ilir Llapushi tregon se se çfarë mund të ketë ndodhur. Gjatë ndërtimit të HEC  nga liqeni është marrë dhe, duke krijuar kështu gropa të mëdha brenda në ujë. Duket që viktimat nuk kanë qenë në dijeni. Gjithashtu duket që viktimat nuk kanë ditur as not.

“Këtu fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC të Banjës. Kanë marrë dhe për HEC. Kur janë futur për tu larë nuk kanë ditur gjë për gropat. Është mbytur i pari, ka shkuar tjetri për ta ndihmuar, dhe më pas tjetri dhe më pas djali tjetër. Kanë tërhequr njëri tjetrin. Nuk kanë ditur not” tha Ilir Llapushi nga vendi i ngjarjes. 

Në fakt liqeni i HEC të Banjës nuk frekuentohet për plazh dhe shumë detaje mbetet të pazbardhura mbi tragjedinë që shkoi familjen Zogu. Për ta 21 korriku i 2023 do të jetë e "premtja e zezë"

Vetëm pak javë më parë, një tragjedi e ngjashme ndodhi në plazhin e Vilëbashtovë në Rrogozhinë, ku Elvis Halilaj 50 vjeç dhe dy djemtë e tij 13 dhe 15 vjeç humbën jetën pasi, nuk arritën të dalin nga deti si pasojë e rrymave të forta detare.

Ora 23:34
'U futën në ujë të ndihmonin njëri tjetrin, mbyten babai me dy djemtë dhe nipin! Shefi i zjarrfikëses së Gramshit: Liqeni i Banjës me gropa të rrezikshme

Babai dy djemtë e tij, 19 e 14 vjeç dhe nipi 20 vjeç kanë dashur të ndihmojnë njëri tjetrin por nuk kanë mundur t'ia dalin. Tërheqja ka qenë më e fortë dhe të katërt janë mbytur.

Shefi i Zjarrfikëses së Gramshit, Ilir Llapushi zbulon se çfarë mund të ketë ndodhur pasditen e 21 korrikut 2023 në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, me Arben Zogun, 46 vjeç, Rubensin 19 vjeç dhe Estin e vogël 14 vjeç si dhe nipin e tij Melis Zogu, 20-vjeç..

“Kanë tërhequr njëri tjetrin. Është mbytur i pari, ka shkuar tjetri për ta ndihmuar, dhe më pas tjetri dhe më pas djali tjetër. Nuk kanë ditur not”

Liqeni i HEC të Banjës karakterizohet nga gropa për të cilat duket se asnjë nga viktimat nuk ka qenë në dijeni.

“Këtu fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC të Banjës. Kanë marrë dhe për HEC.Kur janë future për tu larë nuk kanë ditur gjë për gropat dhe kanë tërhequr njëri tjetrin.

Liqeni i HEC të Banjës nuk frekuentohet për të bërë plazh dhe për shefin e zjarrfikëses kjo tragjedi është e papritur.

“Në këtë liqen nuk lahet njeri. Këtu nuk është plazh. Ata nuk e di mbase kanë ardhur për peshk, nuk e di. Ne patrullojmë vazhdimisht këtu dhe këtu nuk lahet njeri. Edhe dje ishim. Patrullojmë liqenin me gomone, por fatkeqësisht sot nuk erdhëm” tregon më tej .

Ka një apel për të gjithë, kujdes nëse nuk dini not. Sidomos Liqenet . "Një që nuk di not nuk duhet të futet në liqen sepse është shumë e rrezikshme"

Policia u njoftua rreth orës 19:00 nga familjarët për zhdukjen e tyre, ndërsa vonë u arrit nxjerrja e trupave të pajetë nga liqeni. Palombarëve të RENEA-s u  janë dashur rreth 90 minuta kërkime për të gjetur trupat e pajetë të babait dy djemve të tij dhe nipit 20 vjeçar.

Ora 23:29
Tragjedia në Gramsh, Palombarët e RENEA-s 90 minuta kërkime për trupat e pajetë të babait, dy djemve, 19 e 14 vjeç dhe nipit 20

 

Përmes një njoftimi për median policia konfirmon se pas rreth 90 minuta kërkimesh janë gjetur trupat e pajetë të babait dy djemve të tij dhe kushëririt 20 vjeçar

"Polumbarët e Reneas  pas rreth 90 minuta kërkimesh, në kushte të pafavorshme për shkak të  errësirës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë të 4 shtetasve, që u mbytën pasditen e sotme në liqenin e hidrocentralit të Banjës, ( 46-vjeçarit A. Z., të dy djemve të tij, R. Z., 19 vjeç dhe E. Z., 14 vjeç si dhe të 20-vjeçarit M. Z)'

 

Ora 23:13
Tragjedia në liqenin e Banjës, i afërmi: Dolën për t’u larë, na thanë s'do vonohemi

Një nga të afërmit e 4 viktimave që mbetën të mbytur në liqenin e Banjës në Gramsh, u shpreh se ata kishin shkuar për tu larë që prej orës 15. Sipas tij ata i morën rreth orës 17 në telefon, por nuk po u përgjigjeshin.

‘‘Na thanë do shkojmë për tu larë. Siç ishin me shapka. Siç u nisën nga shtëpia. Na thanë që nuk do të vohohemi më shumë se një orë. U nisën në orën 15:00, në orën 17:00 i merrnim në telefon por nuk na dilnin. Nuk dinim as ku kishin shkuar.

Ora 22:56
U mbytën në liqenin e Banjës në Gramsh, palombarët e RENEA-s nxjerrin pas 90 minutash kërkimet trupat e viktimave

1689971971_Screenshot1.jpg

Palombarët e Renas kanë nxjerrë nga uji edhe trupat e 3 viktimave të tjera që mbetën të mbytur në Liqenin e Banjës. Në liqenin e Banjës u mbytën babai 46 vjeç, dy fëmijët 19 dhe 14 vjeç dhe kushëriri i tyre Melis Zogu, 20 vjeç. Trupi i parë që u nxor nga uji ishte ai i 46-vjeçarit. Forcat RENEA nxorrën nga liqeni i Banjës pas 90 minutash kërkimë 4 viktimat që u mmbytën pasditen e sotme (21 korrik) në këtë liqen.

‘Angazhimi maksimal e profesional i Polumbarëve të Reneas bëri të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë të katër shtetasve të mbytur në liqen, mbasditen e sotme. Polumbarët e Reneas  pas rreth 90 minuta kërkimesh, në kushte të pafavorshme për shkak të  errësirës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë të 4 shtetasve, që u mbytën pasditen e sotme në liqenin e hidrocentralit të Banjës, ( 46-vjeçarit Arbe Zogu, të dy djemve të tij, Rubens Zogu, 19 vjeç dhe Esti Zogu, 14 vjeç si dhe të 20-vjeçarit Melis Zogi).’- njofton Renea.

Ora 22:36
VIDEO/ Tragjedia në Liqenin e Banjës në Gramsh, nxirret trupi i 46-vjeçarit

  

Forcat palombarë të Reneas kanë nxjerrë nga uji trupin e Arben Zogut, 46-vjeçarit i cili mbeti i mbytur në liqenin e Banjës në Gramsh. Report Tv sjellë momentet kur forcat e Reneas nxjerrin trupin e pajetë, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupave të tjerë. Babai, Arben Zogu bashke me dy djemtë e tij të mitur dhe nipin janë mbytur në liqenin e Banjës në Gramsh.

Ora 22:15
Report Tv sjell pamjet nga vendi ku u mbytën 4 familjarët në Gramsh, palombarët e Reneas futen në ujë të nxjerrin trupat

1689970160_gramsh.jpg

Report Tv sjellë pamjet nga Liqeni i Banjës, ku u mbytën tragjikisht babai me 2 djemtë e mitur si dhe kushëriri i tyre.

Nga pamjet nga vendi i ngjarjes shihen forca të shumta të policisë si dhe palombarët e Reneas të cilët po bëhet gati që të futen për të nxjerrë nga uji trupat e 4 viktimave.

Ora 21:27
EMRAT/ Kush janë babai me 2 djemtë dhe kushëriri i tyre që u mbytën në Liqenin e Banjës në Gramsh

1689967032_999.jpg

Tragjike në Gramsh! Babai me 2 djemtë e mitur dhe kushëriri i tij janë mbytur ne liqenin e Banjës në Gramsh. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë mbytur Arben Zogu 46 vjeç  dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Rubens dhe 14-vjeçari Esti Zogu. Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melis Zogu 20-vjeç.

Ora 21:11
Babai me 2 djemtë e mitur dhe kushëriri i tyre u futën për tu larë, por nuk dolën më! Buzë liqenit të Banjës u gjetën rrobat e trupit

1689966820_shapka.jpg

Babai me 2 djemtë e mitur dhe kushëriri i tyre dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Banjës në Gramsh.

Sipas familjarëve ato janë futur për tu larë por nuk kanë dalë më, ndërsa palombarët e Reneas, janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të tyre.

Buzë liqenit policia thotë se gjeti dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e tyre të trupit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lupo: 22/07/2023 11:40

    Te mbajne mbi shpine kush e ka lejuar skavatoret te hapin gropat aty, se sbesoj se jane naturale, ngushellime..

    Përgjigju
  • Ceco me bicak: 22/07/2023 07:27

    U be rasti i dyte brenda nje muaji qe ndodhin tragjedite familjare, ne daten 6 korrik ne plazhin e Bashtoves mbyten babai me dy djemte 15 dhe 13 vjec ne 21 po te ketij muaji ndodhi tragjedia ne Banje Kur nuk dini not mos u futni te laheni sepse hyni dhe nuk dilni dot. Ngushullime familjeve Zoti ju dhente force ta petballojne fatkeqesine qofte i lehte dheu.

    Përgjigju
  • Iris: 22/07/2023 03:29

    Per not nuk perdoret,por supozohet perderisa ka kontrolle te vazhdueshme,gjithashtu kur dihet qe tabani i liqenit ka probleme,perse nuk vendosin tabela ku te ndalohet noti ne liqen,ose nese lejohet te percaktohen pjeset ku e deri ku mund te futet dikush qe deshiron te notoje?!

    Përgjigju
  • XXX: 21/07/2023 23:46

    Ngjarje shume e rende.Ngushlime !

    Përgjigju
  • Turi: 21/07/2023 23:25

    Tragjedi o zot , ngushellime familjareve do zoti u jep force ta kalojne kete moment te veshtire

    Përgjigju
  • Ermal: 21/07/2023 22:55

    Ngushellime familjes, humbje e madhe qe s’gjen fjale. Nuk quhet i mitur nje 19 vjecar, por nejse.

    Përgjigju
    • A. N.: 22/07/2023 06:43

      Do kene ngaterruar moshat sepse 19 vjecari nuk mund te quhet i mitur

  • Illo: 21/07/2023 22:20

    O zot, jepu fuqi 3 nenave te perballojne kete dhimbje te paimagjinueshme! Nuk ka ngushellim! Shpirti i tyre ne parajse! Brenda pak ditesh 6 vdekje me nga dy vellezer! Pse, pse futeni ne uje larg bregut duke qene familje?!!! Freskohuni ne breg, ç’nevoje ka te shkosh larg!

    Përgjigju
    • notari: 22/07/2023 08:16

      po ne breg me jane mbyt. a degjon qe thote ka gropa

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?