Kronikë

Gramsh/ Merr zjarr Zyra e Kujdesit Shëndetësor, një qark i shkurtër elektrik shkakton flakë në laboratorin e analizave mjekësore

6 Janar, 11:28| Përditesimi: 6 Janar, 11:34

  • Share

GRAMSH - Një qark i shkurtër elektrik ka shkaktuar zjarr në laboratorin e analizave mjekësore pranë Zyrave së Kujdesit Shëndetësor në Gramsh. Zjarri është aktivizuar në orët e para të ditës së sotme.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur mjetet e zjarrfikëses të cilat kanë shuar flakët e zjarrit.

Ende nuk ka të dhëna mbi dëmet e shkaktuara. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?