Gramsh-Një 31- vjeçar ka humbur jetën, pasi ishte duke bërë manovra me motomjet në oborrin e banesës së tij dhe është rrëzuar aksidentalisht.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në fshatin Gribë, ku 31 vjeçari me inicialet A. T., 31 vjeç, si pasojë e rrëzimit nga motomjeti ka ndërruar jetë pasi po transportohej në spital. Ai nuk ka arritur që të mbijetojë pas dëmtimeve të marra në kokë nga gurët që ndodhin në oborr.
‘Rreth orës 02:50, në fshatin Gribë, shtetasi A. T., 31 vjeç, dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital’, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.