Gramsh- Një turist 33-vjeçar gjerman aksidenohet në kreshtat e kanioneve të Skraparit, teksa përpiqej të kalonte nga zona administrative e Gramshit nëpërmjet rrugëve rurale që lidhin me rrethin fqinj, në zonën e malit të Tomorit.
Policia e Elbasanit njoftoi sot (18 qershor) se ka nisur veprimet për sqarimin e rastit, teksa i plagosuri nuk paraqet rrezik, teksa është dëmtuar lehtë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ditën e djeshme është paraqitur në spital shtetasi gjerman P. P., 33 vjeç, i cili dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në rrugën që të çon te kanionet e Skraparit dhe si pasojë dëmtuar lehtë”, tha policia vendore për rastin.
Hetimet po i ndjek më tej organi i akuzës, ndërsa vetë turisti gjerman dëshmoi se ngjarja ishte aksidentale.
Komente
