Gramsh/ Shiu i dendur sjell rrëshqitje dherash, rrezikon rruga e hidrocentralit

8 Prill 2019, 21:57| Përditesimi: 8 Prill 2019, 22:06

  • Share

Reshjet e shiut që prej 48 orësh kanë perfshirë qarkun e Elbasanit kanë sjellë probleme në aksin Gostimë- Gramsh, në afërsi të fshatit Shtepanjë buzë Hidroçentralit të Banjës sasi të konsiderueshme dherash kanë rrëshkitur nga pjesa shkëmbore duke bllokuar një pjesë te Korsisë së Karrexhatës.

Gjatë mbrëmjes rruga bëhet shumë e rrezikshme për përdoruesit pasi në vendin ku ka pasur rrëshqitje mungon sinjalistika e cila duhet te sinjalizojë drejtuesit për rrezikshmërinë.
Rruga ku ka rrëshqitje të dherave të çon në rrethin e Gramshit, hidrocentralin e Moglicës dhe në Prefekturën e Korçës

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?