Foto nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Gramsh/ Vdekja e dy të rinjve gjatë punës dje në fshatin Holtë, në pranga pronari i kompanisë (EMRI)

11 Maj, 10:28| Përditesimi: 11 Maj, 10:33

  • Share

Gramsh- Dy punëtorë përkatësisht të moshës 22 dhe 32-vjeç ndërruan jetë tragjikisht një ditë më parë  pasi një masiv dheu u shemb në një kantier ndërtimi, teksa ishin duke punuar.

Në lidhje me vdekjen e të rinjve Egzon Lleshi dhe Abas Basha policia njoftoi sot se ka arrestuar pronarin e firmës së ndërtimit, Eduart Deliu.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh në vijim të veprimeve hetimore e procedurale për ngjarjen e ndodhur dje, në fshatin Holta, Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Ditën e djeshme, në fshatin Holta, gjatë punës në firmën e ndërtimit të shtetasit E. D., kanë humbur jetën shtetasit E. Ll., 32 vjeç dhe A. B., 22 vjeç", informoi sot policia.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: