foto ilustruese

Kronikë

Gramsh/ Vdiq teksa hapte pusin pa leje pasi e zuri masivi i dheut, Policia prangos pronarin objektit dhe drejtuesin e fadromës

12 Korrik, 16:47| Përditesimi: 12 Korrik, 16:52

  • Share

Gramsh- Vdekja e një 58-vjeçari duke hapur dje një pus pa leje në fshatin tervol të Gramshit, pasi e zuri masivi i dheut që po gërmohej me fadromë, çon në prangat e Policisë drejtuesin e mjetit dhe pronarin e objektit.

Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit bënë sot me dije (12 korrik) se pas hetimeve të kryera për ngjarjen e rëndë ku mbeti viktimë H. D., specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit kanë kryer edhe prangosjet e të dyshuarve.

“Në përfundim u bë arrestimi i S. B., 41 vjeç dhe S. D., 53 vjeç, për veprat penale "shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" dhe "ndërtimi i paligjshëm", pasi S. B., gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi në pronën e S. D., dyshohet se ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi H. D., i cili për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Veprimet hetimore i kanë kaluar prokurorisë vendore për të dyja veprat penale dhe të dyshuarit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, cili mendoni se ka të drejtë?