Foto ilustruese

Gramsh/ Vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, 3 në pranga

26 Qershor, 12:26| Përditesimi: 26 Qershor, 12:29

  • Share

Tre persona janë vënë në pranga, 4 do të hetohen në gjendje të lirë dhe 1 tjetër është në kërkim, pasi vendosnin baste sportive me celularë në mënyrë të paligjshme në lagjen “Sporti”, Gramsh.

Në bazë të kontrolleve të kryera efektivët e policisë kanë sekuestruar 6 celularë.

Njoftimi i policisë:

U arrestuan shtetasit M. V., 27 vjeç dhe V. M., pasi u konstatua se në lokalin e marrë me qira nga 27-vjeçari, vinin baste sportive, me celularë;

U arrestua shtetasi A. F., 20 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 37 vjeç, pasi në lokalin e 37-vjeçarit, u kap shtetasi A. F. duke vënë baste sportive, me celular.

U proceduan në gjendje të lirë shtetasit E. G., 37 vjeç, E. G., 40 vjeç dhe H. Z., për moskallëzim të këtyre 2 rasteve dhe shtetasi S. B., 40 vjeç, për deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore, për rastin e dytë të goditur nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?