Kronikë

Gramsh/ Zjarri shkrumbon servisin e pajisjeve elektroshtëpiake! Shkak dyshohet një defekt elektrik (VIDEO)

17 Shkurt, 09:07| Përditesimi: 17 Shkurt, 09:20

  • Share

GRAMSH - Një servis i pajisjeve elektroshtëpiake në qytetin e Gramshit është përfshirë nga flakët, mbrëmjen e së dielës, 16 - 17 shkurt) duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas burimeve zjarri ka nisur brenda ambienteve të servisit dhe është përhapur me shpejtësi, duke përfshirë të gjithë objektin dhe duke dalë edhe jashtë tij.

Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, vënia nën kontroll e flakëve ka qenë e vështirë, dhe si pasojë është shkrumbuar pothuajse gjithçka ndodhej brenda servisit.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?