Granit Cana

Granit Cana zbulon çfarë nuk i pëlqen te kushëriri: Loriku nevrikoset shumë shpejt! S'duhet t'i thuash asnjëherë jo

12 Nëntor 2022, 08:41| Përditesimi: 12 Nëntor 2022, 08:45

  • Share

Granit Cana, emri i të cilit u bë i njohur pas pjesëmarrjes në BB VIP, është vënë në siklet kur është pyetur për kushëririn e tij Lorik Cana. I pyetur se cfarë nuk i pëlqen, tregoi duke qeshur se ish-futbollisti nevrikoset shumë shpejt.

"Te Loriku nuk më pëlqen që bëhet nervoz shumë shpejt. Nëse ia prish qejfin, ai dallohet menjëherë sepse shtrembëron fytyrën. Nuk duhet t`i thuash jo Lorikut (qesh)", tha Cana në Glamour Zone.

Sa i përket marrëdhënies me Fifin, Cana u shpreh se e ka përshëndetur të dashurin e saj të ri. Megjithatë preferon që të mos flaës për jetën private duke thënë se dëshiron ta mbajë të tillë pasi ka patur disa probleme.

"E di per të dashurin e saj, dhe jam përshëndetur me të. Ndërsa unë privatësinë time dua ta mbaj për vete, dhe nuk dua ta bëj publike sepse kam hasur disa vështirësi dhe kam patur disa probleme", tha Cana.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?