Granit Xhaka

Granit Xhaka lojtari i ndeshjes, rekord personal në Evropë: Ndeshje si këto i ëndërron që fëmijë

10 Maj, 10:15| Përditesimi: 10 Maj, 10:24

  • Share

Bayer Leverkusen është në finalen e Europa League edhe falë paraqitjes shumë të mirë të Granit Xhakës. Mesfushori shqiptar u shpall njeriu i ndeshjes dhe vendosi rekord në barazimin 2-2 kundër Romës, që i dha të drejtë "Aspirinave" për finalen.

Granit Xhaka u vlerësua me notën 8.9, ndërsa pas tij erdhi Exequiel Palacios me notën 8.4, sipas SofaScore. Mesfushori shqiptar kishte një asistim, 107 prekje të topit ndaj Romës, ndërsa kompletoi 90 pasime.

Përqindja e pasimeve kishte saktësi prej 90 përqind. Xhaka kishte 10 pasime kyçe, rekord ky që prej kohës kur maten të dhënat; një goditje jashtë portës dhe iu bënë dy faulla. Mesfushori fitoi gjashtë duele.

Pas ndeshjes ai tha se ndeshje të tilla i ëndërron që fëmijë dhe kërkon trofeun me Leverkusenin.

"Mbi të gjitha, të mos humbësh është e jashtëzakonshme. Edhe një herë tjetër, kjo vendosmëri për të shënuar një tjetër gol dhe të kërkonim të shënonim tjetrin është e pabesueshme. Tani jemi në finale. Një ëndërr e bërë realitet.

Të rrëqethet mishi. E ëndërron një atmosferë të tillë. I ëndërron ndeshje si kjo. Si fëmijë, dëshiron që të jesh pjesë e këtyre ndeshjeve dhe më pas, kur barazon vetëm pak para fundit dhe shkon në finale, është e pabesueshme. Padyshim që do ta shijojmë këtë natë", tha Xhaka.

Më 22 maj në Dublin Bayer Leverkusen do përballet me Atalantën në finale dhe Xhaka do ketë përballë një lojtar si Berat Gjimshiti, që këtë sezon ka bërë një performancë të shkëlqyer me bergamaskët.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?