Java e pestë e Bundesligës gjermane të futbollit ka zhvilluar gjashtë duele këtë të shtunë. Në 18:30 Bayern Munich barazoi 1-1 ndaj Bayer Leverkusen. Te miqtë kampionë në fuqi protagonist ishte Granit Xhaka.
Gjithçka nisi në orën 15:30 ku Gladbach u imponua në shtëpi dhe fitoi 1-0 kundër Union Berlin me golin e Cvancara në minutën e gjashtë shtesë. Tri pikë edhe për St. Paulin që mposhti 0-3 në udhëtim Freiburgun.
Mainz humbi në shtëpi 0-2 nga Heidenheim, ndërsa RB Leipzig nuk fali duke mundur 4-0 Augsburgun me golat e Sesko (2x), Openda dhe Simons. Uolfsburgu nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi kundër Stuttgart, në një ndeshje të luftuar.
Bayern Munich 1-1 Bayer Leverkusen
Pritej një ndeshje vitrine dhe në 'Allianz Arena' dueli mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen nuk zhgënjeu. Ndeshja u mbyll në barazimin 1-1, teksa ishte një shfaqje e vërtetë futbolli. Kampionët në fuqi të Leverkusen ia dolën që të thyenin serinë me katër fitore radhazi të Bayern, duke bërë që gara për kreun të jetë më e fortë.
Granit Xhaka bëri kamerierin në minutën e 31, teksa topi i servirur për Andrich përfundoi në rrjetë pas "predhës" së këtij të fundit. Vetëm tetë minuta më vonë Pavlovic u kujdes që tifozët të vendosnin "duart në kokë"me golin e barazimit nga afro 30 metra.
Në fund të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë, ndërsa Leverkusen ndal serinë me katër fitore të Bayern Munich. Skuadra e Company prin renditjen me 13 pikë, ndërsa "Aspirinat" ndjekin me 10 pikë në vendin e tretë.
Bundesliga, raundi 5:
E shtunë, 28 shtator 2024
B. MGladbach 1-0 Union Berlin
Freiburg 0-3 St. Pauli
Mainz 0-2 Heidenheim
RB Leipzig 4-0 Augsburg
Uolfsburg 2-2 Stuttgart
18:30 Bayern Munich 1-1 Bayer Leverkusen
Renditja: