Stërvitja e Arsenal

Granit Xhaka nuk është vetëm, Arteta fton te Arsenal një tjetër shqiptar

20 Tetor 2022, 14:59| Përditesimi: 20 Tetor 2022, 15:02

  • Share

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka ftuar në ekipin e parë të "Topçinjve" edhe Maldin Kaçurrin. Mbrojtësi qendror është pjesë e ekipit U-18 të londinezëve, teksa paraqitjet e tij të mira kanë tërhequr vëmendjen e stafit teknik. Tanimë djaloshi 17 vjeçar është pjesë e ekipit të parë, me spanjollin që mund t'i rezervojë surpriza në sfidat e radhës.

I dalë nga moshat e Fulham, verën që kaloi mbrojtësi u bashkua me moshat e Arsenal, duke kaluar më pas te ekipi U-18 falë paraqitjeve të tij të mira. Kaçurri është pjesë e Shqipërisë U-17, duke luajtur në dy ndeshje me kuqezinjtë.

Titullar te moshat e Arsenal, djaloshi shihet me besim nga Arteta duke e afruar në ekipin A, të paktën për stërvitje më specifike. Veç Granit Xhakës, Arsenalit i shtohet një tjetër shqiptar.

Maldin Kaçurri

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?