Granit Xhaka me fanellën e Sunderland, fotomontazh

Sport

Granit Xhaka rikthehet në Premier League, Sunderland bind 'Aspirinat' me 20 mln euro! Kontratë 2-vjeçare për shqiptarin

28 Korrik, 12:51| Përditesimi: 28 Korrik, 13:17

  • Share

ANGLI - Granit Xhaka (32-vjeç) pritet të prezantohet zyrtarisht si mesfushori i ri i Sunderland për dy vitet e ardhshme. Klubi i ngjitur këtë sezon në Premier League ka bindur Bayer Leverkusen dhe për 20 milionë euro do bëjë të vetin Xhakën, një prej mesfushorëve më të mirë në qarkullim.

Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, teksa ky vendim duket befasues nga Xhaka, i cili kishte ofertë nga Milani dhe Interi, por zgjedh kështu të rikthehet në ishull ku më parë ka qenë pjesë e Arsenalit deri para dy sezoneve.

Duket se Leverkusen nuk ka mbijetuar dot nga presioni për largim, duke humbur kështu yllin e katërt në këtë afat kalimtar transferimesh. Pas Florian Wirtz, Jeremie Frimpong dhe Jonathan Tah, tanimë Leverkusen sheh edhe largimin e Xhakës.

Largimi i Xabi Alonson te Real Madrid dhe ulja në stol e Erik ten Hag ka bërë që shumë ndryshime të ndodhin te Leverkusen, që nga sezoni i ri do ketë një tjetër fytyrë.

“Granit Xhaka te Sunderland, ja ku jemi! Marrëveshja është arritur midis të gjitha palëve të përfshira. Mësoj se tarifa do të jetë 20 milionë euro, kontrata deri në vitin 2027. Thuhet se Xhakës i është dhënë "drita jeshile" për të fluturuar për në Sunderland për t'iu nënshtruar vizitave mjekësore", shkruan Fabrizio Romano në kanalet e komunikimit.

Kujtojmë se te Sunderland një sezon (2009-10) ka luajtur edhe Lorik Cana dhe "Macet e Zeza" do kenë sërish një tjetër shqiptar. Pas Basel, Gladbach, Arsenal dhe Leverkusen, Sunderland do jetë klubi i pestë në karrierën e Xhakës, paçka se Erik ten Hag kundërshtoi largimin e tij nga ekipi.

Xhaka 'rrugës' për te Sunderland, montazh

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Real: 28/07/2025 13:44

    Cne shqiptar ky??Ky nuk e di ku i bie Shqiperia nga Zvicra eshte.

    Përgjigju
    • Investitor: 28/07/2025 15:12

      Ne fakt nuk e ke keq quhet investitor strategjik ne Shqipëri sepse sjell Lek nga jashte Brenda ! Xhaka nuk u be pjese e serie A , por e premier league qe eshte kampionat bob komplet.

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?