TIRANË- Pavarësisht se u përfol për një lidhje mes këngëtares Fifi dhe ish-futbollistit Granit Cana, ishte ky i fundit i cili i shoi të gjitha këto dyshime. Graniti deklaroi ditë më parë se Fifin e sheh vetëm si shoqe dhe mes tyre nuk ka asnjë marrëdhënie.
Shpesh banorët e 'Big Brother Vip' tregojnë historitë e së kaluarës, ku kësaj herë ishte radha e Granitit. Në prani edhe të Fifit, ai tregoi ndjenjat e forta për ish të dashurën, duke theksuar se zemra e tij rreh ende për të.
“Është nga Peja, kam bashkëjetuar me të, është ndjenjë shumë e fortë, nëse ndonjëherë kam dashuruar me zemër është ajo, në fillim ishte shumë mirë por u shpenzuam duke qëndruar shumë bashkë, dhe erdhi një moment që veç grindeshim. Janë ftohur gjërat, por zemra akoma rreh për të. E kam pasur të vështirë të tregoj në fillim, familja e saj nuk e di, askush përveç motrës së saj, ndërsa familja ime ishte në dijeni. Vetëm në punë që shkoja, edhe drejt te ajo, vazhdimisht kemi qenë bashkë. Një herë më kanë dal edhe lot për të, është diçka që nuk mund ta mohoj. Nëse e sjellin këtu do ta shihni çfarë ndjenje është”, është shprehur Graniti.