Ambasadori Christian Steiner

Gratë 7 herë më shumë kohë se burrat në punë shtëpie, ambasadori i Austrisë në Shqipëri: Qeveritë të hartojnë politika që trajtojnë pabarazitë gjinore

22 Tetor 2020, 07:43| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 07:53

  • Share

Në Shqipëri, gratë shpenzojnë 7 herë më shumë kohë se burrat për kujdes dhe punë të papaguar në shtëpi.

Politikat miqësore ndaj familjes të miratuara nga qeveritë dhe komuniteti i biznesit në disa vende kanë çuar në një rritje të numrit të grave të punësuara, pjesëmarrje më aktive të burrave në punët dhe kujdesin në shtëpi dhe përfitime të tjera për familjen dhe shoqërinë.

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Christian Steiner, ka deklaruar se është thelbësore që qeveritë të hartojnë politika që trajtojnë  pabarazitë gjinore.

Është thelbësore që qeveritë të hartojnë politika që trajtojnë pabarazitë gjinore, duke krijuar kushtet dhe stimujt e duhur për gratë për të punuar. Sektori privat është një partner kryesor për adresimin e sfidave ekzistuese dhe është në interesin e vetë bizneseve të krijojnë një mjedis pune që është tërheqës për gratë.  Unë besoj se bashkëpunimi ynë me UNFPA do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në krijimin e vendeve të punës miqësore për familjen dhe, për këtë arsye, më shumë barazi gjinore në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe tre vendet me përparësi të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim”, ka thënë ai në një konferencë me temë "Më shumë Zgjedhje përmes Politikave Miqësore për Familjet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?