Talebanët tani kanë marrë të gjithë Afganistanin, por një video nga qytetin i Bakh, ndër të parët që u mor nën kontroll nga ata tregon sesi jeta mund të jetë nën pushtetin e tyre. Në qytet është vrarë një grua, për "veshjen e saj të pahijshme", megjithëse talebanët deklarojnë se nuk do të detyrojnë askënd të veshë burka.
Ndërkohë që një burrë është detyruar të ecë këmbëzbathur vetëm sepse dëgjonte muzike jo islame.
Marrja e Afganistanit nga talebanët do të përbëjë pengesa të mëdha për arsimimin e grave në vend dhe aktivistët duhet të vazhdojnë të shtyjnë grupin militant të garantojë të drejtat e grave dhe vajzave.
Kur talebanët sunduan Afganistanin në vitet 1990, gratë u ndaluan të merrnin një arsimim formal sipas interpretimit fundamentalist të grupit të Sheriatit, të quajtur ndryshe si ligji Islamik. Aktivistja e të drejtave të grave atje Durrani tha se talebanët duhet të pranojnë që arsimi i përgjithshëm për vajzat dhe gratë të ketë rëndësi, që gratë duhet të vazhdojnë të kenë qasje në shkollën e mesme dhe arsimin universitar.
Megjithëse Durrani tha se nuk ka frikë dhe i njeh të drejtat e saj, ajo tha se kthimi i talebanëve është shkak për alarm.
“Sytë e mi janë fryrë nga lotët. Nuk më kanë mbetur më lot,” tha ajo.
Nasreen Sultani, drejtoresha e gjimnazit të vajzave në Kabul, e cila për vite të tëra lufton për të drejtat e vajzave afgane, tha se tashmë ajo është e frikësuar për sigurinë e nxënësve të saj.
“Jam shumë e trishtuar. Kur i shoh vajzat, zemërohem. Unë u përpoqa, por nuk arritëm të sigurojmë që gratë të dalin nga kjo situatë e mjerueshme,”” tha mes lotëve drejtoresha e shkollës për NBC NEWS.
Ajo tha se ishte kërcënuar nga talebanët. Anëtarët e grupit militant islamik i kishin thënë se “mund t’i shpërthenin makinën.
Talebanët ndaluan më parë televizionin, muzikën dhe kinemanë si dhe ndaluan që vajzat mbi moshën 10-vjeçare të shkonin në shkollë. Ata akuzohen për abuzim kulturor dhe me të drejtat e njeriut. Pakistani e ka mohuar që të fshihet pas ndërtimit të grupit të talebanëve, por ajo që dihet me siguri është që personat që u bashkuan fillimisht në këtë grup ishin edukuar në medresetë e Pakistanit.
Lajmi kryesor:
Talebanët 'pushtojnë' Afganistanin, Biden: Nuk kanë pse të vdesin amerikanët, kur vetë afganët nuk luftuan për shtetin e tyre! Ne shkuam atje të luftonim terrorizmin
//ReportTv.al