Gratë afgane për të dytën ditë radhazi kanë protestuar për të drejtat e tyre, por militantët talebanë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe kanë shtëna në ajër si shenja paralajmëruese për gratë, ku si pasojë e të cilave ka mbetur e plagosur një grua.
Më 4 shtator, u mblodhën para pallatit presidencial në Kabul dhe mbajtën pankarta ku shkruhej: "Ne nuk jemi gra të viteve 90-ta". Pamjet e publikuara në mediat sociale treguan sesi gratë u përballën me talebanët e armatosur.
Gratë afgane kanë mbajtur protesta gjatë dy ditëve të fundit, duke kërkuar barazi, drejtësi dhe demokraci.
Një tubim i ngjashëm u mbajt në fillim të kësaj jave në qytetin perëndimor të Heratit.
Në një video të publikuar nga transmetuesi «Tolo News» në Twitter tregohet përpjekja e talebanëve për të shpërndarë protestën.
Disa dëshmitarë denoncuan përdorimin e dhunës dhe gazit lotsjellës për të shpërndarë turmën që po shkonte drejt pallatit presidencial.
Grupi militant ka thënë se do të respektojë të drejtat e grave, sipas rregullave të ligjit islamik- Sheriatit dhe theksuan edhe njëherë se ato do të mund të punojnë pa qënë asnjëherë në role drejtuese.
Talebanët e sunduan Afganistanin midis viteve 1996 dhe 2001. Ata nuk i lejuan gratë të punonin, vajzat nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën dhe gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull, nëse donin të dilnin nga shtëpitë e tyre.
Lajmi kryesor:
SHBA premton ndihmë për OKB-në në Afganistan! 17 viktima nga të shtënat festive në ajër në aeroport, në Kabul rifillojnë fluturimet
//ReportTv.al