Foto ilustruese

Gratë apo burrat, kush e ka më të vështirë lënien e cigares?

8 Dhjetor 2022, 21:28| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 21:29

  • Share

Gratë e kanë më të vështirë sesa meshkujt, pavarësisht se pijnë më pak cigare, zbulon një studim i ri.

Hulumtuesit në Francë studiuan më shumë se 35,000 duhanpirës, burra dhe gra, të cilët përdorën shërbimet e ndërprerjes së duhanit, të tilla si produktet zëvendësuese të nikotinës, avullimin dhe seancat e terapisë one-to-one.

Gratë që u përfshinë në këto studime kishin norma më të larta të obezitetit, depresionit dhe ankthit, në krahasim me burrat, dhe e patën shumë të vështirë ta linin këtë zakon.

"Rezultatet sugjerojnë se pavarësisht se pijnë më pak cigare dhe varen më pak nga nikotina sesa meshkujt, gratë e kanë më të vështirë të heqin dorë".

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?