Gratë e burgut të Tiranës si spektatore në shfaqje, çfarë ndodhi në 60 minuta në teatrin e Kiço Londos

23 Tetor 2022, 15:19| Përditesimi: 23 Tetor 2022, 15:41

  • Share

Në sallën “Unesco” të Muzeut Historik, ato janë spektatoret e para që mbërrijnë... Gratë e Burgut të Tiranës, për herë të fundit në Teatër, i kemi parë 8 vite më parë... Mbrëmjen e së shtunës portretet që pikasim janë të tjera, por vështrimet ngjasojnë...

Në pritje për të parë shfaqjen “Mes çarçafëve” me regji të Kiço Londos, arrijmë të bisedojmë me to. Për shumicën kjo është hera e parë në një shfaqje. Me vite të tëra brenda kangjellave,  për to është një momentum, thuajse lirie... Shfaqja fillon e salla mbushet! Shoqëruesit e forcave të policisë, sigurojnë të mbikëqyrin sallën pa shqetësuar spektatorët e tjerë...

Më gjatë komunikojmë me një prej të burgosurave. Është Violeta Donaj! Ishte vetëm 35-vjeç kur ra në burg. Në 4 vite shumëçka ka ndryshuar. Për ngjarjen s’arrij të flas, thotë, ndërsa sytë i mbushen sa flet për dy fëmijët që i la të mitur... Kur e pyes ç ‘mendon të bëj pasi të dalë, hedh vështrimin në sallë, sikur edhe ajo vetë të priste që përgjigja ti vinte nga diku a dikush....

Emocionet që marrin nga shfaqja e teatrit “Çajupi” janë të larmishme. Nënat, ndiejnë shqetësimin e prindit për fëmijën! Më të rejat, nevojën për të dashuruar e pasur një jetë e familje.... Derisa 60 minutat e shfaqjes mbarojnë. Kanë menduar të falënderojnë dhe dy aktoret në skenë, përmes një buqete mirënjohjeje...

Ndoshta në rikthim të rutinës së tyre, mes 4 mureve ku do vuajnë dënimin, një mesazh solidarizues nga aktoret do të kish bërë që kthimi tu rëndonte më pak... Janë të fundit që largohen në masat e sigurisë... Dy makina policie i shoqërojnë sërish për në Burgun e Grave..

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?