Nga një punishte e vogël e përpunimit të perimeve, ato e shndërruan në një kooperative moderne. Janë gratë e Krushtës së Madhe në Kosovë.
Menjëherë pas lufte, grumbullimi i grave nisi vetëm për të larguar dhimbjen e madhe që kishte kapluar fshatin ku humbën jetën 241persona. E nisën dy dekada më parë me konservimin e perimeve, ndërsa sot e kanë shndërruar në një biznes fitimprurës, me të cilin mbajnë familjet dhe shkollojnë fëmijët.
Kërkesat për produktet u rrit nga viti në vit, por kushtet në punë ishin të vështira. Fahrije Hoti vendosi të çojë përpara iniciativën e këtyre grave, duke e bërë të njohur prodhimin krushjanë brenda dhe jashtë vendit me themelimin e kooperativës “Gratë e Krushës së Madhe".
“Krusha e Madhe “Përpos asaj që përjetuam në ‘99-ën e morëm një rrugë shumë të vëshrtirë dhe me plot sfida. Por me kalimin e kohës me shumë mundime dhe vuajtje që falë Bashkimit Europian finalizuam sot këtë fabrikë që është synimi i të ardhmeve të familjeve tona i Krushës, Rahovecit dhe i gjithë Kosovës.’- tha Fahrije Hoti, menaxhere e Kooperativës.
Tani kjo kooperativë, falë Bashkimit Evropian dhe donatorëve të shumtë, ka përfituar këtë objekt modern që u inaugurua ditën e gruas.
“Ndonësë të gjithë zonën e kaploi tmerri dhe terrori u ngritën si burra, gratë e kësaj zone me në krye Fahrije Hotin dhe krijuan Koperartivën e Parë Bujqësore në Kosovë duke u dhënë dhe shembull burrave që ne do vetëmijetojmë, por do jetojmë me dinjitet do rrisim fëmijët tanë, në mënyrë që jeta të vazhdojë.’- tha Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit.
“Pa veçuar asnjërën prej tyre, të cilat me vetëmohim të dashura e punëtore, lindën, rritën e edukuan breza të tërë si nëna të mira, si punëtore dhe bashkëshorte shembullore duke u sakrifikuar por edhe si afariste të zonja”.- u shpreh Qemal Minxhozi, Ambasador i Shqipërisë në Kosovë.
Në kooperative ka mbi 100 të punësuar, ndërsa produktet e tyre shiten edhe në tregjet evropiane.