Gratë kanë më shumë gjasa të diskutojnë problemet e tyre me kolegët e punës sesa me partnerët

5 Mars, 22:36| Përditesimi: 6 Mars, 09:37

  • Share

Disa nga gjërat që kanë më shumë gjasa të diskutohen në mjedisin e punës janë edhe marrëdhëniet me partnerin, me familjen, planet për pushime etj.

Por sipas një studimi, një e katërta e grave kanë më shumë gjasa të diskutojnë problemet me kolegët e tyre të punës sesa me partnerin e tyre. Në një studim të kryer rreth 2000 femra zbuluan se këshillat për karrierën, vështirësitë e prindërimit dhe sfidat e shëndetit mendor, janë ndër temat për të cilat ato flasin në vendin e punës.

Kjo është për shkak se kolegët ofrojnë këshilla të paanshme (36 përqind), janë aty kur duhet të flisni (35 përqind) dhe japin këndvështrime të ndryshme (26 përqind). Megjithatë, 44 përqind pranojnë se hapen me miqtë në vend të partnerëve të tyre, sepse ata mund të jenë më të sinqertë me ta (30 përqind), ata nuk gjykojnë (24 përqind) dhe janë të ndershëm  (29 përqind).

Gati gjysma (44 përqind) i konsiderojnë kolegët e punës, si ndër miqtë e tyre më të ngushtë.

Studimi zbuloi gjithashtu se më shumë se gjysma e grave (52 përqind) mendojnë se janë të hapura dhe të sinqerta me kolegët e punës për jetën e tyre personale. Rrjedhimisht, marrëdhëniet në punë ndihmojnë 42 përqind të grave të punësuara të kalojnë ditën e tyre të punës.

Rreth 94 përqind ranë dakord se është e rëndësishme të keni njerëz rreth jush me të cilët mund të bëni një bisedë të hapur dhe të sinqertë.

Si rezultat, një e treta ndihet e fortë mendërisht kur bën këtë lloj bisede me miqtë – dhe një numër i ngjashëm (32 përqind) gjejnë mbështetje emocionale në diskutimet që kanë me njerëzit përreth tyre.

Gati një e treta (32 përqind) pëlqejnë të sigurohen që rrethet e tyre të miqve vijnë nga të gjitha pjesët e jetës së tyre - me shokët e shkollës (37 përqind), kolegët (48 përqind) dhe prindërit e tjerë (20 përqind) mes atyre me të cilët janë më të afërt.

Studimi, i kryer përmes OnePoll, zbuloi gjithashtu se të folurit me vetëm dy persona në ditë, qoftë personalisht, ose me mesazhe apo telefonata, mjafton për t'i dhënë grave kurajo mendore.

Dhe aktivitete të tjera që gratë besojnë se rrisin qëndrueshmërinë e tyre mendore përfshijnë kalimin e kohës me familjen e tyre (44 përqind), stërvitjen (32 përqind) dhe pjesëmarrjen në hobi për të cilat ata janë të pasionuar (27 përqind).

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?