Pas dy ditësh në të cilën gratë nuk u panë në ekranet e televizioneve nga momenti kur talebanët morën kontrollin e vendit, prezantueset televizive janë rikthyer sërish në mediat e vendit. Ato nuk u paraqitën për dy ditë në media edhe pse talebanët nuk kishin deklaruar se ato duhet të largoheshin nga puna.
Historia e gazetarisë në një zonë të shkatërruar nga konflikti dhe lufta është shumë interesante në një vend si Afganistani. Pas 11 shtatorit 2001, qindra gazetarë, mes tyre edhe 700 gra, kanë punuar pa u lodhur në rrjete të shumta televizive, në qindra stacione radio dhe mijëra gazeta në të gjithë vendin, me njëzet vjet pushtim dhe sakrifica.
Dje, më 17 gusht, gazetare nga kanalet e njohura dhe të rëndësishme vendase si (Tolo News, Kabul News dhe Ariana News) bënë histori duke dalë në ekrane dhe duke intervistuar drejtpërdrejt përfaqësuesit talebanë. Është e rëndësishme të theksohet se dje komandantët talebanë hynë në kompleksin ku ndodhet Tolo NEËS, stacioni televiziv më i madh dhe më i famshëm në Afganistan dhe çarmatosën rojet e sigurisë.
Pjesë e kësaj historie të trishtë është gjithashtu fakti se Afganistani është një nga vendet që ka humbur më së shumti gazetarë në disa sulme nga talebanët në dekadat e fundit. Pavarësisht nga të gjitha problemet dhe kërcënimet, gazetarët kanë qenë tejet aktivë, por me rënien e kryeqyteteve të provincave në duart e talebanëve, dy javët e fundit dyert e mediave lokale janë mbyllur dhe gazetarët kanë humbur punën.
Sidoqoftë, zëdhënësi i talebanëve Zabiullah Mujahid u shfaq për herë të parë në një video-konferencë për shtyp dhe theksoi sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e fjalës, por për momentin, programet televizive janë zëvendësuar me shfaqje dhe seriale me përmbajte islamike. Që do të thotë se muzika, dramat apo komeditë nuk transmetohen më. Liria e fjalës është një nga arritjet më të rëndësishme dhe më të vlefshme për Afganistanin që nga rënia e regjimit taleban në 2001. Tani pyetja që shtrojnë të gjithë është: A do të përjetojë Afganistani censurë informacioni apo në 2021 ne do të shohim një version të moderuar të regjimit krahasuar me atë në 2001? Por për këtë vetëm koha mund të na japë një përgjigje.
Marjan Sadat është një emër i njohur në botën e medias. Ajo ka punuar me Zërin e Amerikës dhe Dw News dhe rrjetin televiziv më të ndjekur dhe më të njohur në Afganistan Tolo News. Marjan gjithashtu ka dhënë shumë intervista për mediat ndërkombëtare për situatën në vendin e saj. Përveç rolit të saj si prezantuese e programeve politike, ajo ka shkruar për tema të ndryshme për mediat kombëtare dhe është shfaqur në mediat ndërkombëtare për të komentuar situatën në terren.
Gjynah!Tmerr!
Përgjigju