Gratë e Fierit nuk preferojnë të lindin në maternitetin e qytetit për shkak se mungojnë kushtet elementare. Godina është e rrënuar, ku duken qartë aparaturat dhe pajisjet e vjeteruara dhe muret me lagështirë. Për këto arsyeje nënat e reja zgjedhin të sjellin në jetë fëmijët e tyre në maternitetet e kryeqytetit.
Shefja e Maternitetit të Fierit, Kozeta Rama tha në intervistë për Report TV se stafi mjekësor e infermieror është i specializuar por mungon infrastruktura. Ndaj kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë të investojë në rikonstruksionin e godinës.
“Mua më shqetëson shumë fakti se një pjesë e grave shkojnë në Tiranë për të lindur se pavarësisht se shërbimi shëndësor me mjek dhe infermier është teper i larte, por për shkak të një infrastrukturës që lë për të dëshiruar ato largohen. Kërkojmë një ambient më të mirë që ato të marrin shërbimin tek ne”.
Në vitin 2023 u shënuan 42 lindje më pak se në 2022.
Materniteti i Fierit
Viti 2022 - 1038 lindje
Viti 2023 - 996 lindje
Shtresa me ulet e shoqerise jan doktorrat ne fier ..han qofte dhe pin raki dhe kendojn dhe shtrihen neper lulishte te dehur si derrat ne lluc..
PërgjigjuAty duhet te vij Spaku se rropen njerezit doktorrat e spitalit shteteror qe kan klinika private. Lindjet i bejne ne shtet dhe marrin leket ndersa ndjekjen e bejne ne privat. I rropen njerezit hallexhinj si hijena. Nga njera ane doktorri i pangopur dhe nga ana tjeter qe tek roja dhe infermierer me radhe. Ilace i befshi te gjithe ato qe si meritoni.
Përgjigju