Shëndeti

Gratë shtatzëna po vaksinohen me Pfizer, mjekja: Nuk kemi pasur raste refuzimi

14 Tetor 2021, 19:16| Përditesimi: 14 Tetor 2021, 19:20

  • Share

Edhe gratë shtatzëna njëjtë si pjesa tjetër e popullatës mbi 18-vjeç, po vaksinohen kundër COVID-19.  Por përkujdesja për këtë kategori është më e shtuar. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.3 në Tiranë, Bruna Shiroka tha se vaksinimi i mbron gratë shtatzëna nga virusi dhe se deri tani nuk kn pasur raste refuzimi.

"Mundësia e vaksinimit dhe mbrojtjes nga infektimi në periudhën e shtatzanisë është shumë e rëndësishme. Nuk kemi patur deri më tani raste të refuzimit. Rastet e vaksinuara kanë ecur mjaftë mirë, raste komplikimi ne nuk kemi patur prandja them që është një proces në vijëmsi pozitiv me bashkëpunimin reciprok të mjekut qoftë gjinekologut, mjekut të familjes dhe të pacientit", tha mjekja.

Bruna Shiroka thotë se për shtatzënat rekomandohet vaksina Pfizer.

"Ka përcaktime për kategorinë e grave shtazëna, kryesisht ofrohet vakisna Pfizer dhe nëse ka kundërindikacione vlerësohet për një vaksinë tjetër. Përkujdesja për këtë kategori është më e shtuar për shkak të specifikave por mund të them që ndoshta cdo ditë ne kemi raste të  grave shtatzëna që ofrohen për vaksinën. Kam iden që jemi në mbulim të plotë të kategorisë së grave shtatzëna, mbas tre mujorit të parë gjithmonë", tha Shiroka

Edhe gratë pas lindjes së fëmijës dhe që i ushqejnë me gji janë paraqitur për t'u vaksinuar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?