'Gratë s'ju detyrohen asgjë, dashuri, jo dhunë'/ Policia e Beratit shpërndan video-mesazhin sensibilizues kundër dhunës në familje

7 Dhjetor 2021, 16:33| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 16:40

  • Share

Në çeljen e fushatës sensibilizuese kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka dalë me një mesazh për ti thënë "STOP" dhunës në çdo familje shqiptare.

Mesazhit sensibilizues i janë bashkuar përfaqësues nga të gjitha institucionet vendore dhe organizatat, që janë anëtare të mekanizmit të referimit të rasteve të dhunës, midis të cilëve edhe Specialistja për të miturit dhe dhunën në familje pranë Policisë Berat,Valbona Qafa.

Qafa u ka kërkuar nënave, grave e fëmijëve të mos heshtin por të denoncojnë menjëherë çdo grimcë të dhunës, në familje apo edhe jashtë saj, në rastet kur ata shohin dikë që dhunohet fizikisht e psikologjikisht.

Edhe zv/Kryetarja e Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, gjyqtarja Matilda Llangozi, duke theksuar se rastet e dhunës janë shtuar së tepërmi dhe janë të pranishme kudo, në shtëpi, në shkolla, në vendet e punës, ka bërë një apel të fortë duke kërkuar që gjithkush të mos durojë por të guxojë dhe denoncojë çdo rast, në mënyrë që fajtorët të marrin ndëshkimin e merituar.

Mesazhit sensibilizues i janë bashkuar edhe të gjitha punonjëset femra të Komisariatit të Policisë Berat, që të gjitha njëzëri kanë deklaruar që dhuna në familje është krim dhe është vepër penale e dënueshme dhe për ta frenuar atë një herë e përgjitmonë të gjithë duhet të denoncojnë.

Burimet zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat kanë komfirmuar se në kuadër të fushatës sensibilizuese kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, Policia e Beratit do të organizojë edhe takime në çdo shkollë e institucion, ku do të shpërndajë informacione të nevojshme mbi këtë fenomen si dhe do të shpërndajë në qytet pankarta, simbole e logo kundër dhunës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?