Anxhelina Petro, që u vra në Greqi nga i ati

Kronikë

Gratë viktima të krimit/ Cilat janë arsyet dhe a mund të parandalohet? Panel ekspertësh sonte në Repolitix

4 Janar 2019, 14:08| Përditesimi: 4 Janar 2019, 14:13

  • Share

Krimi në familje dhe dhuna ndaj grave rishfaqet egër në këtë fillim viti. Dy gra të masakruara në Ballsh dhe një shqiptare e vrarë barbarisht nga i ati në Korfuz të Greqisë risjellin në vëmendjen e publikut fenomenin e dhunës ndaj grave.

Pavarësisht ashpërsimit të ligjeve ende gratë vijojnë të mbeten pre e dhunës dhe krimit në familje. Cilat janë arsyet e shfaqjes së dhunës ndaj grave në shoqërinë shqiptare? A mund të parandalohet fenomeni dhe cfarë duhet bërë për ti thënë STOP dhunës dhe krimit ndaj grave?

A vazhdon të jetë Shqipëria një shoqëri patriarkale dhe cfarë duhet të bërë me tepër për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore? Për të gjitha këto tema sonte orën 20:30 ne emisionin Repolitix të gazetarit Denis Minga me një panel ekspertësh.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?