Përgjimet 'fundosën' grupin e serave të kanabisit në Berat: 2 rrugë, 300 arka, i mbusha unë! Kodet mes trafikantëve: Nga 'OTR' deri te 'TBA'

27 Prill, 16:39| Përditesimi: 27 Prill, 22:33

  • Share

Janë zbardhur detaje nga dosja hetimore për serat me kanabis në Berat. Përmes platformave në “Sigal” që përdoreshin nga anëtarët e grupit kriminal SPAK ka arritur që të zbardhë bisedat mes tyre.

Në mesazhe vihet re se anëtarët e grupit kriminal i drejtoheshin njëri tjetrit me nofkat “Flaka OTR”, “daja”, “ rrushi “, “samo” “TBA”, “Sadii” , “ Sxx”.

“Terezi e këna vu , 2 rrugë 300 arka, i musha unë, kur i qëndrojmë te koka punës shkon çdo gjë në rregull”- janë disa nga bisedat që kanë komunikuar anëtarët e grupit.

Aktiviteti kriminal ishte pikasur edhe nga banorët e fshatit Rërëz të cilët kanë evidentuar makinat e shumta që dërgonin 95 gratë që merreshin me proceset e punës.

Ky shqetësim vihet re edhe në një komunikim mes Arben Vrapit dhe Hamdi Dylit në datën 2 shtator të viti 2022.

"O vëlla po më thoshte Lefteri ca muhabete dhe i thash çne unë me këto gjëra... për të ditur e di po nga e mori vesh", Dyli i shpreh shqetësim Arben Vrapit.

"Vëlla thuaj atyre nga hoxhenjt mos të flasin shumë se i kanë Q... Nënën me të folur", thuhet në një tjetër bisedë.

Sipas prokurorisë Sadetin Hasaj ishte personi më aktiv në këtë aktivitet, ku më pas orientonte edhe shokët e tij, për ti dërguar ushqime, veshje, cigare si dhe mjete të tjera 95 grave që punonin në serat e ngritura ne fshatin Rërëz.

Hetimet u shtrinë pas zbulimit të datës 11 nëntor 2022 në fshatin Rërëz (Berat), ku u gjetën të ngritura 4 sera të mbyllura me plastmas, si dhe mjete e pajisje që ndihmonin në kultivimin e narkotikëve. Gjithashtu këtu u identifikuan si punëtorë në sera edhe 95 persona të gjinisë femërore. Ka dyshime se personat e arrestuar janë pjesë e aktivitetit kriminal që zhvillohej në Berat. Në atë kohë thuajse gjithë komisariati I Beratit u shkri ku u ndërmorën masa disiplinore si largim nga detyra apo shtyrje e afatit të gradimit për shkak se nuk zbuluan aktivitetin kriminal.

Ndërsa një ditë më parë SPAK ka firmosur edhe 9 urdhër arreste të tjera pasi mori për kompetencë dosjen, ku ishin të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të policisë. Të mërkurë e 24 prillit, hetuesit e BKH-së në bashkëpunim me policinë e shtetit ekzekutuan urdhërat e arrestit për 6 persona ndërsa u shpallën në kërkim 3 të tjerë. Në pranga kanë përfunduar: Sadetin Hasaj, Lulëzim Bushataj, Mustaf Manej, Suad Smakaj, Arben Vrapi, Adiol Çifliku. Sakaq u ushtruan kontrolle në banesat e disa prej shtetasve të arrestuar apo të shpallur në kërkim, si në zonën e Malësisë së Madhe, Niklës së Fushë-Krujës, Shkodrës, Lezhës, Beratit,  Kuçovës etj. 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?