Bota

'GREAT Trust'/ Riviera në Gaza, plani i Trump: 5 mijë dollarë për këdo që largohet nga territori palestinez, kontroll amerikan për 10 vjet dhe resorte luksoze

31 Gusht, 18:50| Përditesimi: 1 Shtator, 10:28

  • Share

Akronimi është i tillë që i pëlqen shumë vetë Donald Trump-it: GREAT do të thotë Gaza Reconstitution, Economic Acceleration and Transformation (Rindërtimi, Përshpejtimi Ekonomik dhe Transformimi i Gazës). Është i shkurtër dhe mund të shtypet lehtësisht mbi kapele të kuqe me strehë, të ngjashme me ato që Trump shpesh mban.

Pas këtij emri fshihet një dokument prej 38 faqesh — i parë nga gazeta Washington Post — ku paraqitet vizioni për zhvillimin e Gazës pas përfundimit të luftës. Ky plan rikthen idenë e hershme të Trump për “një Rivierë luksoze”, e cila do të vihej nën administrim amerikan për të paktën 10 vjet.

Sipas projektit, mbi 2 milionë banorë të Gazës do të zhvendosen “përkohësisht” në vende të tjera ose në zona të “caktuara e të sigurta” brenda vetë Gazës, deri në përfundimin e punimeve të rindërtimit. Dokumenti përdor termin “vullnetarisht”, por palestinezët e kanë cilësuar këtë si spastrime etnike, dhe shumica e botës e sheh si shkelje të ligjit ndërkombëtar. Arabëve pronarë tokash do t’u jepej një “portofol dixhital” për të ndërtuar një jetë të re diku tjetër ose për të blerë një apartament në një nga tetë “qytetet inteligjente, të menaxhuara nga inteligjenca artificiale” që parashikohet të ngrihen. Çdo palestinez që largohet nga Gaza do të marrë 5 mijë dollarë, plus ndihma për qira për 4 vite dhe ushqim për 1 vit. Sipas dokumentit, 25% e popullsisë do të largohej.

Një variant tjetër i planit, i siguruar nga Financial Times, tregon një imazh futuristik: grataciela prej xhami e çeliku, një zonë industriale në veri pranë kufirit me Izraelin, ku do të prodhohen makina elektrike dhe teknologji të reja (që mban emrin e Elon Musk). “Riviera” e imagjinuar nga Trump do të zgjatej në det me ishuj artificialë. Dokumenti thotë se frymëzimi vjen nga strategjia e Haussmann për rindërtimin e Parisit në shekullin XIX, ndaj qytetet do të kenë bulevarde të gjera. Në pjesën e banesave, është vendosur një foto që ngjan me projektin e “Bosco Verticale” në Milano.

Të mërkurën, në një takim në Shtëpinë e Bardhë, Trump diskutoi planin me këshilltarët e tij. Të pranishëm ishin edhe dhëndri Jared Kushner, i cili investon në rajon, si dhe Tony Blair, ish-kryeministër britanik dhe i dërguar i mëparshëm i Kuartetit për Lindjen e Mesme. “Kemi një plan shumë të detajuar”, tha Steve Witkoff, një nga të dërguarit e Trump. Investimi i parashikuar arrin rreth 100 miliardë dollarë, të financuar nga kompani publike dhe private. Trump mbetet i vendosur që SHBA të mos paguajë “asnjë dollar”. Instituti i Tony Blair ka sqaruar se nuk ka mbështetur kurrë idenë e zhvendosjes së banorëve.

Pjesa financiare është përpunuar nga një grup pranë Boston Consulting Group, me premtimin se fitimet do të jenë katërfish më të mëdha se investimi. Por vetë kompania ka sqaruar se projekti është bërë pa dijeninë e drejtuesve dhe se ata që morën pjesë janë shkarkuar. Tani që është zbuluar, shumë palë po përpiqen të distancohen prej tij.

Pas kësaj nisme qëndrojnë disa biznesmenë izraelitë që më parë krijuan Gaza Humanitarian Foundation, një organizatë amerikane që menaxhon katër qendra shpërndarjeje ushqimesh në Gaza. Grupi nuk kishte asnjë përvojë në këtë fushë dhe, siç kishte paralajmëruar OKB-ja, shpërndarja e ndihmave u bë kaotike: palestinezët u detyruan të ecnin kilometra të tëra për të marrë ushqim, në pika shumë të pakta. Rrugë të urisë e dëshpërimit që shpesh u kthyen në kurthe vdekjeje: pothuajse 1500 persona u vranë nga ushtria pranë magazinave të GHF-së.

Nga ana e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka paraqitur kurrë një vizion për periudhën pas luftës, duke lënë hapësirë për idetë radikale të aleatëve kolonë, të cilët kërkojnë pushtimin e plotë, dëbimin e palestinezëve dhe rindërtimin e vendbanimeve të shkatërruara në vitin 2005. Ai është kundër që Autoriteti Palestinez të ketë rol në Gaza, pasi Hamas e mori kontrollin me forcë në vitin 2007. Ndërkohë, Egjipti me mbështetjen e vendeve të Gjirit po stërvit 10 mijë trupa që pritet të vendosen pas konfliktit, shumica prej të cilëve vijnë nga forcat e sigurisë të presidentit Abu Mazen./ Corriere della Sera

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Blenard: 01/09/2025 11:58

    sa turp ska me njerezim pervec sjelljes njerezore te nonje kafshe qe sha dru fare se ka kafsh ti marin te keqen!

    Përgjigju
  • Si thua ti: 01/09/2025 11:26

    GAZA sot eshte nje tragjedi pa diskutim luftra ka pa's dhe do ket por mes nje ushtrie dhe nje tjeter Ushtrie ? jo mes civilve grave femijve e pleqve gazetarve mjekve me nje ushtri te sofistikuar,kjo panoram patjeter ka nje arsye te madhe mbas , Nga pozicioni gjeofrafik eshte Ure toksore qe lidhe detin mesdhe me detin e kuq lidhja ujore aktuale eshte kanali suezit nen administrim te egjyptitv ,ku qarkullimi ditor I mallrave eshte plot 400 miliard dollar ne dite ,pra shume shume e madhe per Globalistet qe ua takson nje vend jo mik I tyre ,mos harrojm qe edhe egjypti pati trazira dhe nderrim pushtetesh ,por keta shpetuan nga qe jan 40 milion banor dhe jo 2 milion TJETER arsye eshte qe gaza eshte edhe toka ku kan lindur dhe jetuar 5 profet, pra tok martire ,e pa fund arsye te tjera POR ne si vend I vogel e shtypur po njsoj nder vite nga nga Romaket Osmanet serbi greku italiani gjermani e penalizuar nga Angelezi e francezi me qendrime pro per coptimin e trojeve nder vite te historis :perveç se duhet te solidarizohemi me gazen per viktimat e pafajshem atije Duhet te kemi frik dhe te jemi te pergatitur se ndoshta nje plan I ketyre Djallzorve Globalist na kthen nje eksperiment te till ,mos harrojm plagen tone shpopullimin .....

    Përgjigju
  • Populli: 01/09/2025 07:42

    Pse nuk u duk qe n fillim ajo pune.....u sulmu izraeli me parashuta nga palestina...qe israeli ka mbrojtjen me t mire n bote u sulmu me parashuta e motorre

    Përgjigju
  • Damian: 01/09/2025 04:11

    Eshte mashtrim i madh. Thjesht ne 7 tetor filloi operacioni per izraelin e madh, ku pushtohet perfundimisht krejt palestina. Trump perbeshtetjen do marri pjesen e vet me rindertime etj. Gazi dhe nafta e Gazas do ndahet sipas mbeshtetjes edhe me angline e vende te tjera eveopiane qe mbeshtesin izraelin per aneksimin e plote te palestines. Radhen e kane mastaj siria libani egjipti kuvajti etj.

    Përgjigju
  • Beni: 31/08/2025 22:06

    Kta te lene pa fjale

    Përgjigju
  • Loni: 31/08/2025 21:59

    Ajo anija-cisterne ne mes eshte shume turistike!

    Përgjigju
  • Nonsens: 31/08/2025 21:42

    te mendosh per resort turistik atY ku kane lenguar mijera femije

    Përgjigju
  • Danezi: 31/08/2025 20:44

    Me te vertete po jetojme ne kohe tragjedie . Eshte periudha ne te cilen njeriu eshte shendruar ne kafshen me te eger te se gjithe historise se njerzimit sepse eshte cudi e madhe ; askish nuk po reagon ! Jane masakruar burra,gra,te moshuar dhe femije per dy vjet ,Gaza eshte kthyer ne qytet apokalips , gjithe bota po hesht , cmenduaria nuk ka fund (nuk ka fjale te pershruhet se cfare po ndodh atje me kete plan Luciferian ) dhe mbi te gjitha syte jane verbuar dhe veshet e botes nuk degjojne me . Mos harroni se familja e Trump-it eshte ajo familje e cila do investoje ne ishuliin e Sazanit .” Pacim fat “i thone kesaj shprehje !

    Përgjigju
  • Sleman: 31/08/2025 19:11

    Është e tmerrshme ku ka përfunduar bota. Dhe ironia më e madhe është që nesër mund të na ndodhi ne . Shfarroset një popull i tërë për tu bere resort turistik për të pasurit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?