Pas Fatmir Mediut lidhur me tragjedinë e Gërdecit, ka dëshmuar, Bardhyl Hoxha, ish-Drejtor Logjistike në Ministrinë e Mbrojtjes në 2008.
Në fillim nga prokurorët e çështjes u njoh nga një memo të përpiluar prej tij në dhjetor të 2006, ku i ishte kthyer një përgjigje nga drejtoria e logjistikës një fax-i të ardhur nga kompania amerikane, SAC. Ajo propozonte që demontimi i municioneve të bëhej në Bërzhitë.
Ndërkohë përgjigjja sipas drejtorisë logjistike i ishte kthyer në harkun kohor të 24-48 orëve, shkak sipas Hoxhës ishte që Bërzhita nuk ishte vend i përshtatshëm pasi ishte pranë banesave dhe rrugës kryesore si dhe depot nuk ishin të licensuara për te kryer këtë proces. Në dëshmi Hoxha deklaroi se licencimi nuk ishte ndonjë akt u veçantë por merrej parasysh gjendja e depos, rrethimi me tela me gjemba dhe izolimi. Në këto kushte, Bërzhita i plotësonte këto kushte.
“ Të pranishëm kanë qenë Sokrat Papadhima, specialist, sekretari i Pergjithshem i Ministrisë së Mbrojtjes, Ardian Mullai dhe një jurist. Nuk e di çfarë është bërë me Gërdecin sepse në atë periudhë u largova nga detyra, duke marrë një post tjetër. Kthimi i përgjigjes për 48 orë u bë pasi çështja e demontimit ishte me shumë rëndësi dhe i jepnim vëmendje çdo projekti dhe sugjerimi të mundshëm. Kishim 109 tonë municion që duhej asgjësuar”
I pyetur nga njëri prej avokatëve të Mediut, për raportin me këtë të fundit, Hoxha tha:
“E veçoj nga Minisitrat e tjerë për korrektësinë”.
Lajmi kryesor:
'Gërdeci', dëshmon ish-ministri Mediu: Rihapja e çështjes, në kundërshtim me ligjin! Për familjarët përgjegjës shteti, s'kam forcë ta zhbëj atë që ndodhi
M.Q.//ReportTv.al