Shëndeti

Green Pass në lokale? Zv.ministrja: Në varësi të situatës! Nëse aprovohet ilaçi kundër COVID, do e përdorë edhe Shqipëria

5 Nëntor 2021, 21:49| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 22:22

  • Share

TIRANË- Deri më tani në vendin tonë aksesi në shërbime si bare apo kafene është i lirë, pa nevojën e pasaportës së vaksinimit kundër COVID-19. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë se opsioni i 'Green Pass' është duke u diskutuar, por ende nuk ka vendimmarrje.

"Është një nga ato opsione që mund të diskutohet, nuk është e vendosur. Çdo gjë në varësi si do të jenë zhvillimet në dinamikë", tha Rakacolli.

Ndonëse prioritet mbetet vaksinimi me dozë të parë dhe të dytë, Rakacolli thotë se procesi i vaksinimit me dozë të tretë është duke ecur mirë. Ajo shton se ka pasur vaksinime edhe tek fëmijët.

"Duke qenë se jemi vetëm në fund të javës së parë çdo gjë do kohën e vet. Mendojë që jemi në atë kohë që prindërit janë duke u konsultuar dhe duke marrë vendime, gjithsesi vaksinime te fëmijët ka pasur", u shpreh zv.ministrja.

Rakacolli  bën me dije se ilaçi kundër COVID-19 i miratuar nga Britania e Madhe do të përdoret dhe në Shqipëri.

"Flitet për një medikamet i cili përdoret që është tablet nga goja, është mjekim për format e lehta dhe të mesme të sëmundjes COVID-19  pra që përdoret në ditët e para kur është zbuluar infeksioni. Është medikamet që akoma nuk është aprovuar nga FDA dhe EMA, është në proces miratimi nga ato. Patjetër që edhe ne do ta kemi në Shqipëri nëse ajo do të aprovohet", përfundoi ministrja.

Në dy javët e fundit sipas ekspertëve vendin ynë ka një tendencë të lehtë në ulje të rasteve me COVID-19. Shqipëria është e kualifikuar si vend me rrezik të mesëm sa i përket infektimeve nga koronavirusi. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?