Ndoshta hera e parë që do të mendohesha përpara fletës së Censusit. Dikur në kohën e Berishës së dytë talleshim me Artan Lamen mbi pyetjet e Censusit. Por kohët kanë ndryshuar.
Lamja nuk para shkruan më dhe një Census i ri na ka mbërritur në derë. Çfarë jam, çfarë dua të jem dhe çfarë mund të jem është në një farë mënyre thelbi i këtij Apeli të ri mbi popullatën.
Për herë të parë kam një dilemë, dilemë kjo e shtyrë nga realiteti i sotëm dhe përqasja ndaj dy ngjarjeve thellësisht shqiptare:
Fredi Bejleri, një ish banor i fshatit të Progonatit në malësitë e thella të Tepelenes, i vetë shpallur grek, i akuzuar (por jo i dënuar) si pjesëtar i grupeve terroriste anti- shqiptare, i zgjedhur në mënyrë demokratike si Kryetar i Bashkisë së Himarës, me mbështetjen politike të një ish-kryeministri dhe një ish-presidenti të Shqipërisë, tashmë në burg.
Për ta çuar në karrigen e fituar Belerin e Progonatit është hedhur në sulm diplomacia helene në nivelin më të lartë të mundshëm. Beleri është bërë një emër i njohur në kancelaritë euro atlantike dhe personalitete të shquara të politikes greke vijnë çdo jave në Shqipëri, për t’i bere presion opinionit publik dhe politikës shqiptare.
Dritan Goxhaj, shqiptar, ish-anëtar i UÇK-se i cili në kohën më kritike për kombin e tij ju përgjigj thirrjes së ndërgjegjes kombëtare. Shërbeu në ushtrinë guerrile dhe pasi lufta mbaroi dhe Kosova u bë e pavarur vazhdoi jetën e tij modeste pa kërkuar as shpërblime dhe as medalje.
Sot është në burgjet e shtetit të tij për një intervistë (në median e lirë dhe të pavarur demokratike ku presupozohet të thuash mendim tënd). Për Goxhajn nuk interesohet askush nga diplomacia jonë (të paktën publikisht) as ish-kryeministri dhe presidenti i Republikës.
Po ashtu si opinioni publik si politika nuk kanë ndonjë interes të dukshëm për çështjen e tij. Për Goxhajn nuk ka as shoqatë avokatësh që ta mbrojnë publikisht, as Kryetarë Bashkish dhe as Kryeministra. Dritani është i vetëm në qeli, dhe për ironi të fatit ndoshta shumë afër me qelinë e Belerit nga Progonati.
Grek apo shqiptar? Kjo është çështja sot.