Banorë të Thesprotisë, një rajoni kufitar fqinj me Shqipërinë, protestuan të premten në Athinë para Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare duke kundërshtuar reduktimin e pranisë ushtarake në rajonin ndërkufitar, njoftuan mediat greke.
Largimi i Batalionit 628 të Këmbësorisë nga Filiati, vetëm pak kilometër larg kufirit me Shqipërinë, si pasojë e reformës në forcat e armatosura greke ka ngjallur ditët e fundit reagimet e forta të banorëve dhe disa bashkive greke.
Protestat nisën këtë jave në qytezën e Filatit, më pas u zhvendosën në qytetin port të Gumenicës dhe së fundmi në kryeqytetin grek Athinë.
Sipas mediave greke banorët dhe të zgjedhurit vendorë thonë se vendimi për mbylljen e repartit ushatrak në Filat ka pasoja për sigurinë e zonës dhe për jetën ekonomike dhe sociale të rajonit, i cili po pëson sipas tyre, braktisje të thellë të popullsisë.
Reparti ushtarak ka shërbyer për punësimin e qindra vetëve dhe kontribuonte në jetën ekonomike të rajonit, vlerësojnë mediat vendore.
Mjetet greke të informimit njoftuan se tre kryetarë të bashkive të Filatit, Gumenicës dhe Sulit dhe dy të komunave të Artës gjatë takim me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë greke të Mbrojtes , Antonio Ekonomu, dorëzuan të premten një rezolutë ku kanë paraqitur argumentet në favor të një pranie ushtarake në zonat e thella të Thesprotisë.
Kjo zonë ndërkufitare është njohur viteve të fundit për forma të trafiqeve të paligjshme të grupeve kriminale shqiptare dhe greke, sidomos të transportit të narkotikëve nga Shqipëria drejt Greqisë dhe kalimit të të huajve të parregullt nga kufiri grek drejt Shqipërisë.
Ministria greke e Mbrojtjes ka deklaruar se në kuadër të një strategjie të re të forcave të armatosura greke pritet të mbyllë 132 prej 837 reparteve ushtarake ekzistuese.
Disa prej strukturave ushtarake që edhe pritet të reduktohen nga vendimi i autoriteteve greke të mbrotjes kanë qenë të dislokuara prej vitesh afër kufirit me Shqipërinë./ VOA
Komente

ATO REPARTE QË PËRMËNDNI JU QË UNË I DI KU JAN DHE KU SJAN KAN PRODHUAR SHUMË KRIME DHE URREJTJE PËR NE SI POPULL DHE ATO ZONA KUFITARE mbahen me të ardhurat e ushtrisë dmth ushtria aty ka ndikim jashtëzakonisht të madh në ekonominë e banorëve Ju si gazetar shkr një lajm aty pa ditur realen se çfar bëhet Pyesni mua që s'kam lënë vënd pa shkelur në ato fshatra dhe jan shqipfolëse të gjitha Pjesa më dërrmuese e tyre pra 90/ jan asimiluar në grek por shqipen nuk e kam harruar Kjo çështje është shumë e madhe dhe e vjetër e mbartur nga një histori që pjesa më e madhe e Shqipërisë brënda kufijve nuk e kam idenë se si është Sepse e kan shkr të tjerët dhe jo historianët tan që jan të molepsur me politikën Ndërkoh banorët që jetojnë atje jashtë kufijve tanë e dinë shum mirë historin dhe të vërtetën si është Kjo ha shum kohë dhe diskutim për t'u bër
PërgjigjuShume i drejte ky komentet, bashkimi i trojeve shqipetare.
Po prese kan frig ka shqipnija? Ne kena ushta shqiptare ne greqi ma shum se ne shqipnin ha ha ha ha
PërgjigjuProtestat skane fare lidhje me Shqiperine, mos fol pa lidhje. Arsyeja eshte qe nese mbyllen repartet ushtarake, keta qe protestojne do humbasin shume te ardhurs. Ekonomia e ketyre zonave mbahet nga shpenzimet qe bejne mijera ushtare, brenda dhe jashte reparteve. Ti vazhdo mendo qe Greqia ndihet e kercenuar ushtarakisht nga nje vend qe ska as nje avion luftarak.
O po filati, gumenica, suli, janina e selaniku jane shqiptare. Do vije dita qe aty do ribanohet nga shqiptare
Përgjigju