Kosova & Rajoni

Grenell kujton ‘martirët’ serbë të Vidovdanit, gazetari shqiptar: Injorant që manipulon historinë! Çitaku: Mit që ushqen nacionalizmin serb

29 Qershor 2021, 10:41| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 10:44

  • Share

Ish-i dërguari i posaçëm i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kujtuar dje “martirët” serbë të rënë në betejën kundër osmanëve në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Grenell shprehet se kjo është një ditë përkujtimore për Shën Princin Llazar dhe dëshmorët e shenjtë serbë.

“Sot nderojmë heronjtë e Vidovdan. Në këtë ditë në 1389, filloi beteja kundër Osmanëve në Kosovë. Sot është një ditë përkujtimore për Shën Princin Llazar dhe dëshmorët e shenjtë serbë”, shkruan Grenell.

Ky postim i Grenell ka sjellë reagimin e fortë të analisti Enver Robelli, i cili i kundërpërgjigjet  duke e akuzuar se po luan rolin e propagandistit serbomadh, që nuk merr vesh asgjë nga historia, por luan rolin e shërbëtorit të Aleksandar Vuçiçit dhe manipuluesit të historisë.

“Paska folë Richard Grenelli në Tëitter si me qenë mitingash në tubimin e Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan më 28 qershor 1989. I paska përkujtuar «heronjtë e Vidovdanit», «betejën kundër otomanëve», «martirët e shenjtë serbë» dhe «Shën Car Lazarin». Po të qëllonte Grenelli në Gazimestan më 1989, do t’i bashkohej nacionalistëve serbë në bartjen e eshtrave të Car Lazarit nëpër «vendet serbe». Më 28 qershor 2021 Grenell luan rolin e propagandistit serbomadh. Një injorant që nuk merr vesh asgjë nga historia, por luan rolin e shërbëtorit të Aleksandar Vuçiçit dhe manipuluesit të historisë. Mos të harrojmë: Richard Grenelli është dekoruar nga një president i Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave. Sa i përket historisë: Beteja e Kosovës e vitit 1389 nuk është vendimtare për fatin e Ballkanit. Vendimtare është Beteja e Dytë e vitit 1447 e Mbretërisë Hungareze kundër Perandorisë Osmane. Në atë betejë serbët nuk morën pjesë, ata ishin vasalë të Sulltanit. Por një propagandisti të së djathtës ekstreme amerikane kjo nuk i intereson. Para një viti ky dëshironte të zgjidhte konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Robelli.

Ndërsa ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, po  me gjuhë të ashpër tha ndaj Grenell se nuk ishte e betejë e serbëve dhe në të mori pjesë ushtria Ballkanase kundër Perandorisë Osmane.

“Nuk ishte betejë e serbëve; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”, shkroi Çitaku.

Vetë Grenell u shfajësua pas reagimeve të shumtë në Kosovë, duke u shprehur se të gjithë në Kosovë ofendoheshin shumë lehtë nga çdo gjë.

“Ju ofendoheni së tepërmi. Duhet të jetë rraskapitëse gjetja e një inati në gjithçka. Njerëzit duan punë dhe zgjidhje –iu zgjasni dorën”, ka shkruar Grenell.

Beteja e Kosovës u zhvillua në rrethinë të Prishtinës(dardanise), Kosova në vitin 1389 ndërmjet një koalicioni ballkanik, dhe Perandorisë Osmane. Depërtimi i vrullshëm i osmanëve në Ballkan tronditi elitën politike drejtuese shqiptare dhe atë të vendeve fqinje. Të ndodhur përballë një armiku të përbashkët, princërit, mbretërit e fisnikët serbë, bullgarë, shqiptarë e rumunë i fashitën mosmarrëveshjet dhe grindjet e tyre dhe krijuan një koalicion antiosman.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?