Richard Grenell dhe Edi Rama

Grenell takohet me Ramën: Biseduam si të çlirojmë Thaçin nga burgimi në Hagë! Akuzat ndaj tij të rreme

25 Maj 2023, 15:01| Përditesimi: 25 Maj 2023, 15:25

  • Share

Ish i dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor Richard Grenell ka takuar sot kryeministrin Edi Rama.

Ish-zyrtari i lartë amerikan ka publikuar disa foto me kryeministrin Rama dhe thekson se kanë diskutuar për të bërë më shumë për lirimin e Hashim Thaçit nga burgu. Sipas Grenell akuzat kundër Thaçit janë të rreme dhe dëshmitarët thuhet se janë manipuluar nga Jack Smith.

‘Kam drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një nga aleatët tanë më të mëdhenj në NATO dhe ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të çliruar sa më shpejt Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se ato janë manipuluar nga Jack Smith.’- shkruan Grenell.

I had lunch with Prime Minister @ediramaal from our great NATO ally Albania ???????? - and we agreed that more must be done to free @HashimThaciRKS from his 3 years of prison by The Hague.

The charges against him are phony and the witnesses are saying they’ve been manipulated by Jack… pic.twitter.com/9B3MMoJBo4

— Richard Grenell (@RichardGrenell) May 25, 2023

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave. Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haka Tekizoti: 25/05/2023 17:26

    Në kētë marrëdhënie cili ndihmon tjetrin, Rama Grenellin apo e kundërta? Nuk bëjnë dot gjë pa njëri-tjetrin? Nëse jo, cili prej tyre është autoriteti kryesor që do t'i jap dum arritjes? Mos ky Grenelli vjen për të ngjyer ndokund në ekonominë tonë, që këta tanët, po s'e futen dot drejtpërdrejtë në xhepin e tyre, us japin të tjerëve dhe marrin edhe vetë ndonjë llokmë prej këtyre të tjerëve? Allahu na ruajttë se neve historia e zhvatjeve na ka mprehur aftësinë të dyshojmë po s'mund të parandalojmë gjë.

    Përgjigju
  • Cimiterra: 25/05/2023 16:50

    Po ky nuk ishte shoku Saliut? Apo e ktheu kur e kuptoj qe Saliu nuk ka me lek.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?