Greqi/ Tragjedia e përplasjes se trenave përkujtohet me bomba molotov dhe 24 orë grevë (VIDEO)

28 Shkurt, 19:55| Përditesimi: 28 Shkurt, 21:48

  • Share

Këmbanat ranë 57 herë në të gjitha kishat e Greqisë në orën 10. 00 me orën lokale në përvjetorin e parë të përkujtimit të tragjedisë në Tempi ku një vit më parë u përplasën dy trena dhe humbën jetën 57 persona.  

Përkujtimi i ngjarjes tragjike u shoqërua me protesta të dhunshme në të gjithë vendin. Njerëzit vërshuan në rrugë më pankarta të ndryshme, ku thuhej “ ky krim nuk do të harrohet”.

Në Athinë, grupe të rinjsh hodhën bomba molotov në oborrin e Parlamentit, në sheshin e Ushtarit të Panjohur dhe më pas u përleshën me policinë në afërsi të Universitetit dhe në zonën e Omonias. Mediat greke raportojnë se më pas një pjesë e të rinjve të mbuluar me kapuç janë zhvendosur në sheshin Exarchia, ku ngritën barrikada. Policia ka arrestuar 6 persona që u janë gjetur në çanta koktelj mototovi. Policia hodhi ujë për shpërndarjen e protestuesve.

Me incidente u shoqërua marshimi përkujtimor edhe në Selanik, ku protestuesit kanë hedhur molotov.

Ndërkohë transporti publik, metrotë, hekurudhat, tramvaji por edhe shërbimi taksi janë përfshirë në grevë 24 orëshe në shenjë solidariteti. Punonjësit e hekurudhave kanë ritheksuar  kërkesat për rritjen e sigurisë në punë, për të shmangur tragjedi si ajo e një viti më parë në Tempi. Në grevë 24 orëshe është përfshirë edhe transporti detar në Pire dhe disa porte të tjera të Greqisë. 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?