Bota

Greqi, 10 000 migrantë kthehen vullnetarisht drejt vendeve të origjinës

5 Maj 2018, 01:54| Përditesimi: 5 Maj 2018, 01:55

  • Share

Më shumë se 10 000 migrantë që kishin mbërritur në Greqi dy vitet e fundit, janë kthyer vullnetarisht drejt vendeve të tyre të origjinës, shumica në Pakistan, Irak dhe Afganistan, njoftoi sot IOM-ja (Organizata Botërore për Imigracionin).

Më shumë se tre të katërtat e përfituesve të këtyre programeve të riatdhesimit, të financuara nga BE-ja, janë burra, theksoi IOM-ja.

Bëhet fjalë për persona të riatdhesuar mes qershorit 2016 dhe prillit 2018.

IOM-ja ofron këto programe për të zhgënjyerit nga migracioni, të cilët kuptojnë se nuk mund ta rregullojnë dot situatën e tyre ose në kuadër të azilkërkuesve që janë të dekurajuar nga ngadalësimi i procedurave dhe kushtet e tyre të jetesës në qendrat ku mbahen.

Komento

Komente

  • Fredi: 25/04/2019 10:05

    Morën lek per tu kthyer dhe sapo të mbërijnë në vendet e tyre, pas një jave yxhym përsëri..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?