Foto ilustruese

Greqi/ 12-vjeçari shqiptar ka qëlluar me thikë motrën e tij 11-vjeçare sepse nuk pajtoheshin se kush do ta presë sallatën

1 Janar 2021, 14:53| Përditesimi: 1 Janar 2021, 15:07

  • Share

Ajo çka ndodhi në ishullin Rodos, në Greqi ka çuditur, pasi një djalë 12 vjeçar më origjinë nga Shqipëria ka qëlluar me thikë motrën e tij 11 vjeçare, jo një herë po tre herë  duke e plagosur rëndë në kofshë për shkak të një konflikti banal që kishin mes tyre se kush do të priste sallatën për tryezën e familjes.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rodos, të Greqisë në një familje shqiptare, ku të dy fëmijët e përfshirë në incidentin jetonin vetëm me babain pasi nëna e tyre ishte larguar nga jeta 9 vite më parë.

Babai i fëmijëve, është një punëtor ndërtimi i cili punon i vetëm për të mbajtur familjen shumë orë në ditë. Siç i tha edhe vetë ai prokurorit fakti që ai mungonte kaq shumë orë nga shtëpia mund të ketë pasur një rol, por ai shtoi se nuk kishte  vërejtur një incident të ngjashëm midis fëmijëve të tij në të kaluarën, ose një shpërthim të tillë zemërimi nga ana e djalit të tij 12-vjeçar.

Avokati i tij, Stelios Alexandris, duke folur për protothema, deklaroi se kjo ngjarje e pabesueshme ndodhi për një arsye të parëndësishme dhe qesharake. "Të dy vëllezërit u grindën se kush do ta priste sallatën në tryezën e familjes, duke pritur që babai i tyre të kthehej nga puna," tha avokati.

Një rast qesharak që gati sa nuk përfundoi në tragjedi. 12-vjeçari, duke debatuar me motrën e tij se kush do të priste sallatën, tërhoqi thikën e kuzhinës dhe shkaktoi tre prerje të thella në kofshë, duke bërë që ajo të humbte shumë gjak derisa u transportua me ambulancë në Departamentin e Urgjencave të Spitalit të Përgjithshëm të Rodes për ndihmën e parë.

Vajza është në një gjendje shoku dhe shprehu dëshirën të lërë jo vetëm shtëpinë e saj por edhe Greqinë dhe të vendoset në Shqipëri në shtëpinë e tezes së saj.  Me urdhër të prokurorit, sjellja e djalit të vogël do të vlerësohet nga psikologët.

Babai i dy fëmijëve, përmes avokatit të tij, Stelios Alexandris, ka pranuar vendimin e vajzës së tij për të lënë Greqinë dhe për të lëvizur në Shqipëri në shtëpinë e të afërmve të tyre, pasi ajo përmendi se shëndeti i saj mendor dhe fizik është kryesorja. Derisa vajza të udhëtojë në Shqipëri, ajo do të qëndrojë përkohësisht në jetimoren e ishullit.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?