Pano Ruçi

Kosova & Rajoni

Greqi/ 19 ditë në grevë urie para Parlamentit të Athinës, Pano Ruçi përfundon në spital, ka humbur 10 kg

3 Tetor, 14:58| Përditesimi: 3 Tetor, 15:00

  • Share

Greqi - Pano Ruçi, shqiptari i cili po proteston dhe është në grevë urie prej 19 ditësh para parlamentit të Athinës, ka përfunduar në spital ditën e sotme.

Ai iu nënshtrua analizave dhe ekzaminimeve klinike, kardiologjike dhe patologjike.

Autoritetet shëndetësore greke raportuan se Pano Ruçi ka humbur 10 kilogramë që prej ditës kur u fut në grevë urie.

Pavarësisht se ditën e sotme përfundoi në spital, Pano Ruçi doli prej andej me vullnet të tij pasi refuzon shtrimin.

Mjekët thanë se pavarësisht rënies së rezistencës dhe humbjes në peshë, gjendja e tij shëndetësore nuk paraqet kërcënim real për jetën.

Pano Ruçi, i cili monitorohet çdo ditë nga një ekip mjekësh, ka një histori personale të hipertensionit, aritmisë kardiake etj.

Shqiptari është futur në grevë urie pasi kërkon zhvarrimin e trupit të djalit të tij Denis Ruçi,dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Djali i Pano Ruçit është një nga 57 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi të Greqisë.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?